Secondary Adv

Jo vetem smartphone por edhe laptop me ekran qe paloset

Share on Google+

Samsung ka konfirmuar se është duke punuar që përveç smartphonit që paloset të sjellë shumë shpejt edhe laptopin me ekran të palosshëm.  

 

Pajisjet me ekran të palosshëm do të pushtojnë tregun në vitet e ardhshme, duke filluar me smartfonë që shpalosen në tableta dhe tableta që mund të palosen në laptopë. Samsung, Huawei, Apple, Xiaomi dhe të tjerë po punojnë tashmë në pajisje të palosshme, ku Samsung dhe Huawei pritet të zbulojnë pajisjet e tyre me karakteristika të tilla vitin e ardhshëm. 

 

Lenovo thuhet se është duke prodhuar një laptop të palosshëm, dhe Microsoft vazhdon të lë të lë të kuptohet, me qëllim ose aksidentalisht, që një pajisje me sipërfaqe të palosshme është duke u zhvilluar nga kompania. Por Samsung është i vetmi i cili disa ditë më parë arriti të konfirmojë se është duke punuar për krijimin e një laptopi me sipërfaqe të palosshme. "Ashtu si smartfonë të palosshëm, Samsung bashkëpunon me krijuesit e ekranit për të zhvilluar laptopë me ekrane të palosshme që thjesht nuk do të palosen brenda dhe jashtë, por do të krijojnë vlera dhe përvojë të re në mes të tendencave në ndryshim të tregut të laptopëve", u shpreh një përfaqësues nga kompania. 

 

Kompania megjithatë nuk shpjegoi se çfarë lloj karakteristikash do të duhet të ofrojë një kompjuter portativ me një ekran fleksibël. Sidoqoftë, është interesante të dëgjosh se Samsung po zhvillon teknologjinë OLED për ekranet më të mëdhenj, si dhe teknologjinë që do të lejonte pajisjet me ekranë të mëdhenj si laptopët të mund të palosen. Samsung Display padyshim dëshiron të jetë në një pozicion ku do të jetë në gjendje të ofrojë ekranet e palosshme për krijuesit e PC. 

 

Por është e paqartë ende se kur do të dalë në shitje ose do të prezantohet për publikun laptopi i parë i palosshëm nga Samsung, duke pasur parasysh se Samsung ka shtyrë për vite të tëra hedhjen në treg të smartphonëve të palosshmë, për të cilët ka kohë që flitet. Përvoja e përdoruesit u përmend shpesh si arsye për vonesën. 

Galaxy F, i cili është emri i përfolur i celularit të palosshëm të kompanisë që pritet të zbulohet deri në mars dhe të nisë shitjet për përdoruesit snë një pikë të vitit të ardhshëm. Samsung mund të prezantojë ose të japë të dhëna rreth pajisjes në nëntor gjatë konferencës së tij të zhvilluesve, në të cilën mund të mësojmë më shumë detaje rreth vizionit të tij për pajisjet me ekran të palosshëm.


Më të lexuarat