
Makinat e se ardhmes do te kene timon me EKG
Timonët e makinave, brenda vitit 2020 do të jenë të aftë të dallojnë shenjat paralajmëruese të komplikacioneve serioze të zemrës.
Firma Britanike e quajtur B-Secur është duke punuar në një teknologji e cila do të mund të vendosë sensorë matës mjekësorë, në brendësi të një timoni drejtues makine për të monitoruar rrahjet e zemrës së shoferit. Një elektrokardiografi ose ndryshe ECG e vendosur në brendësi të timonit, do të jetë i aftë të gjurmojë gjëndjen fizike të një personi, bazuar në matjet e rrahjeve të zemrës së tij.
Makinat e së ardhmes do të jenë në gjendje të përdorin këtë informacion për të zbuluar çdo anomali që mund të çojë në stres të tepruar, lodhje dhe madje edhe aritmi kardiake. ECG-të aktualisht janë të mundshme vetëm me pajisje të shtrenjta si dhe funksionojnë me bashkangjitje të dhjetë elektrodave në trupin e pacientit. Firma me bazë në Belfast po punon për miniaturizimin ose prodhimin e teknologjisë në version të vogël për të lejuar matje të sakta nga një pikë e vetme e fshehur brenda timonit.
Një matje kardiake është unike dhe analitika e hollësishme do t'i lejonte makinave që të përshtateshin automatikisht sapo të njihnin shoferin e tij. B-Secur mendon se një teknologji e tillë do të mund të jetë gati për përdorim brenda vitit 2020, për ta bërë atë pjesë të makinave komerciale, duke thënë se aktualisht po bashkëpunon me prodhues të ndryshëm. Alan Foreman, CEO i B-Secur u shpreh: 'Elektronika e vendosur në brendësi të makinës, në timon për shembull, është në gjendje të zbulojë sinjale të rrahjeve të zemrës që mund të përdoren për të monitoruar shoferët për një sërë të dhënash lidhur me shëndetin, përfshirë stresin, lodhjen dhe madje edhe aritmitë kardiake.
"Qasja në këto të dhëna shëndetësore nga makinat do të jetë në një shkallë që nuk ka qenë e mundur deri tani. "Në më pak se dy vjet kjo teknologji do të jetë e disponueshme në makina të reja dhe do të çojë në përmirësimin e mirëqenies së shoferit, rezultatet e shëndetit dhe sigurisë. 'Kjo mund të rezultojë në zbulimin e problemeve me zemrën më herët gjë që mund të shpëtojë jetë.' Firma pretendon se teknologjia gjithashtu mund të përfshijë detaje rreth sistemit nervor autonom (ANS) i cili përfshin sistemet nervore simpatike dhe parasimpatike.
Gjithashtu është i përfshirë në procese të tjera pasive të tilla si mirëmbajtja e homoostatisë e cila e mban trupin në ekuilibër. Një mori sinjalesh komplekse vazhdimisht prodhohen nga trupi si pjesë e këtyre proceseve të pandërgjegjshme dhe teknologjia B-Secur mund të jetë në gjendje të zbulojë shenja vendimtare.
Më të lexuarat








