Secondary Adv

Trendet e arredimit te shtepise ne 2019

Share on Google+

Çdo adhurues i projektimit dhe dizajnit e di se mobiljet mund të bëjnë ose të shkatërrojnë një arredim të brendshëm, prandaj ato duhen përzgjedhur me kujdes.   

 

Për të ju ndihmuar të kuptoni tendencat më të mira të mobiljeve të cilat do të mbizotërojnë dhe do të jenë trendi i vitit 2019 më poshtë kemi sjellë disa prej tyre që janë marrë nga dizenjues të famshëm në botën e arredimit të shtëpive. Nga dizajnet e harkuara, tek format gjeometrike dhe materialet natyrale apo ato të metalit, këto janë tendencat e arredimit të brendshëm të shtëpisë, të cilat do të jenë risia dhe elementët mbizotërues për vitin 2019. 

 

Dizajnet e harkuara   

Mobiljet e rrumbullakosura të frymëzuara nga viti 1970 do të vazhdojnë të rezistojnë në kohë. Tavolinat e rrumbullakëta janë një mënyrë elegante për të sjellë trendin e lakimit në shtëpinë tuaj.  

Tonet e ngrohta 

Ngjyrat e ngrohta në rozë të ëmbël janë koloret e reja të neutrales. Këto ngjyra mund të kombinohen mjaft mirë me nuancat e grisë ose ngjyrat natyrale për të krijuar një ambjent sa më relaksues.  

Antiket 

Dizajni antik është tashmë një zgjedhje mjaft emocionuese për të ardhmen e projektimit. Njerëzit duan që dhomat e tyre të kenë shpirt, personalitet dhe të tregojnë një histori.   

Guri natyral me linja moderne 

Përdorimi i gurit natyral i jep ambjentit tuaj një imazh të klasikes por në rast se ju përfshini linja moderne në këto materiale, atëherë keni shansin që të përfitoni një ndërthurje perfekte mes dy stileve për të krijuar një arredim unik.   

Strukturat gjeometrike  

Strukturat gjeometrike janë trendi i 2019. Ne po largohemi nga dizajnet dhe modelet e përsëritura në forma të ngurta dhe gjithnjë e më shumë po shkojmë drejt formave të lirshme dhe asimetrike.  

Materialet natyrale  

Guri natyral, kuarci dhe madje edhe materialet e tjera me përbërje natyrale bashkojnë luksin dhe prakticitetin për një kombinim mrekullisht në harmoni dhe që gjithashtu krijojnë një ambjent komod dhe relaksues.   

Shtretër të rehatshëm 

Shtretërit do të jenë të rehatshëm të plotë dhe me materiale natyrale, që përveç komoditetit ofrojnë edhe stil bashkëkohor dhe i japin dhomës tuaj një pamje freskie dhe natyraliteti.   

Përdorime inovative të metalit  

Metalet do të përdoren në mënyra më interesante dhe do të jenë më popullore se kurrë, por jo ngjyra rose gold do të dalë nga përdorimi në vitin 2019. Ngjyra e arit, metali i bronzit ose i nxirë, do të përdoren si forma zbukurimi ose në mënyrë masive nëpër mobilje. Ata patjetër do të jenë më interesante dhe të dizajnuara në një mënyrë më artistike sesa në të kaluarën.  


Më të lexuarat