Secondary Adv

Gjysma e shirave vjetore bie ne 12 dite

Share on Google+

Një studim i ri nga disa hulumtues ka arritur në përfundimet se gjysma e reshjeve të matura në botë përgjatë harkut kohor të një viti tashmë bie në vetëm 12 ditë.   

 

Hulumtuesit analizuan të dhënat e mbledhura në stacionet e motit anembanë globit për të arritur në përfundimet konkrete të studimit të bërë prej tyre. Megjithatë, ata thonë se situata do të vijë duke u përkeqësuar, dhe nga fundi i shekullit, modelet e klimës parashikojnë që kjo shpërndarje e shiut dhe borës ka të ngjarë të bëhet edhe më e pjerrët, me gjysmën e reshjeve vjetore që bien në 11 ditë. 

 

Zbulimet, të cilat sugjerojnë se përmbytjet dhe dëmet që lidhen me të mund të rriten, sjellin vështirësi për menaxhuesit e ujit, planifikuesit urbanë dhe përgjegjësit e emergjencave. Studimet e mëparshme kanë treguar se ne mund të presim si një rritje në ngjarjet ekstreme të motit ashtu edhe një rritje më të vogël në reshjet mesatare vjetore në të ardhmen kur klima ngrohet, por hulumtuesit po vazhdojnë të eksplorojnë marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy trendeve. Studiuesit pranojnë se u tronditën nga rezultatet. "Do të kisha menduar se numri do të ishte më i madh, ndoshta një muaj, tha Pendergrass, një prej studiuesve.  

 

Por, kur pamë mesataren, nga të gjitha stacionet vëzhguese në dispozicion, numri ishte vetëm 12 ditë. Ata përdorën të dhëna nga 185 stacione tokësore për 16 vitet nga viti 1999 deri në vitin 2014, një periudhë kur matjet mund të vërtetoheshin kundrejt të dhënave nga sateliti TRMM. Ekipi pastaj përdor simulimet nga 36 prej modeleve kryesorë të klimës në botë që kishin të dhëna për reshjet ditore. 

 

Ata zbuluan se reshjet vjetore totale në stacionet e vëzhgimit u rritën pak në modelin e marë në shqyrtim, por gjysma e shiut shtesë dhe borës ranë për vetëm gjashtë ditë. Kjo kontribuon në rënien totale të reshjeve në mënyrë më të pabarabartë krahasuar me atë të sotëm, me përgjysmimin e totalit vjetor të reshjeve, në vetëm 11 ditë deri në 2100, krahasuar me 12 në klimën aktuale.


Më të lexuarat