×
Secondary Adv

NASA do te dergoje nje nendetese per te eksploruar oqeanin e Titanit ne 2040

Share on Google+


Agjencia e hapësirës NASA ka zbardhur planet për ndërtimin e strukturës së nëndetëses për ta dërguar tek hëna me madhe  e Saturnit në 2040. Titani është unik në sistemin e jashtëm diellor pasi sipërfaqja e tij është me oqeane hidrokarburesh.

 

Detet e Titanit, megjithatë, janë me hidrokarbureve të lëngshme dhe astronomët të paktën tani e kanë gjetur se çfarë qëndron poshtë tij. Në mënyrë të veçantë, ata duan të dërgojnë një nëndetëse në detin më të madh verior të quajtur Kraken Mare.
Deti shtrihet mbi 154.000 kilometra katrorë dhe është rreth 300 metra i thellë, Kraken Mare është i krahasueshëm në madhësi me Liqenin e Madh në Amerikën e Veriut.

 


Konceptualisht nëndetësja e NASA-s do të peshojë rreth një ton dhe do të përdorë shtytje konvencionale elektrike gjatë një misioni 90 ditor.
Nasa thotë se ka në plan të dërgojë nëndetësen në Titan duke përdorur një anije kozmike me krahë, të ngjashme me ato të forcave ajrore të SHBA-së, X-37.
Anija do të mbijetojë ndaj hyrjes supersonike në atmosferën e Titanit dhe më pas do të lëshojë  nëndetësen në fund të oqeanit.
Atmosfera e Titan-it është e përbërë kryesisht nga azoti dhe metani, me një presion shumë herë më të madhe se atij të Tokës. Në sipërfaqe, temperatura e Titanit është rreth -179 G/C poshtë zeros. Në këtë temperature avijt ujit nuk mund të shkojnë  në atmosfere.
Agjencia e hapësirës  NASA ka thënë se nëndetësja do të mund të lëvizë nga një gjenerator radiotermik 1kW, i cili do ta shtyjë anijen dhe njëkohësisht do të parandalojë që ajo të ngrijë.

 


Sipas projektuesve të NASA-s “Nëndetësja fillimisht do të studiojë zonën dhe ndoshta në fund të fundit do të shfrytëzojë rrymat e baticës në det, të cilat ndjekin një cikël disa herë në ditë në Titan ose ndryshe sa 16 ditë në Tokë”.
Shkencëtarët vlerësojnë se nëndetësja do të jetë në gjendje të udhëtojnë me një metër për sekondë (3,6 km / h, 2,2 mph). Nëse oqeani Kraken Mare është aq i thellë sa mendohet, ajo mund të shkaktojë që depozitat me azot të nëndetëses të ngurtësohen. Por NASA e ka planifikuar edhe këtë gje duke thënë senjë piston do të mundësonte që gazi të qëndronte i lëngshëm duke u mbështetur tek presioni i ajrit.

 


Misioni do të mundësoje që shkencëtarët të japin një kuptim më të detajuar se si jeta filloi në Tokë. "Ne do të vëzhgojmë  spektërin e plotë të dukurive oqeanografike: përbërjen kimike të sipërfaqëve të lëngëta dhe nënujore të rrymave, përzierjen dhe shtresat e tabanit detar, baticat, erën,valët, dhe matjen e thellësisë së ujit në oqean.” tha NASA.
"Matjet e të gjitha këtyre aspekteve të mjedisit në oqeanin e Titanit mund të bëhet vetëm me anë të një anije eksplorimi të pajisur me të gjitha instrumentat e nevojshme.
Dizajni i nëndetëses është zhvilluar për programin inovativ të koncepteve të avancuara të NASA-as nga ekipi i NASA-s Compass Glenn.


Më të lexuarat