![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
Shkretetirat me te medha ne bote
Më poshtë kemi renditur dhjetë shkretëtirat më të mëdha të botës sipas zonës. Disa prej tyre janë të njohura nga të gjithë dhe pamjet e tyre janë padyshim mahnitëse dhe të pafundme, por një pjesë tjetër e shpretëtirave më të mëdha të botës janë ende të panjohura nga shumica.
Termi shkretëtirë i referohet vetëm reshjeve, dhe çdo zonë tokësore me një nivel shumë të ulët të shiut ose borës zakonisht, më pak se dhjetë inç në vit, do të kualifikohet. Sipërfaqe e zbrazët, mbuluar me rërë në shumicën e rasteve dhe temperatura ekstreme si të larta edhe të ulëta, janë këto disa nga karakteristikat e shkretëtirave më të mëdha në botë. Më poshtë janë të rënditura shkretetirat më të mëdha në botë:
10. Shkretëtira Great Basin
Shkretëtira më e madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo shkretëtirë e ftohtë mbulon 190.000 kilometra katrorë, shumica e saj në shtetin e Nevadës.
9. Shkretetira e Sirisë
Duke mbuluar 200,000 milje katrorë të gadishullit arab verior, kjo zonë shkëmbore shtrihet në perëndim të lumit Eufrat. Shkëmbinjtë janë vullkanikë dhe vijnë nga rrjedhat e lavës në Druze Jebel në jug të Sirisë.
8. Shkretëtirën e Madhe Viktoria
Shkretëtirën e Madhe Victoria është zona më e madhe e shkretëtirës në Australi. Ajo mbulon 164,000 kilometra katrorë në Australinë Perëndimore dhe Jugore.
7. Shkretëtira Pentagoniane
Kjo shkretëtirë e ftohtë, me erë qëndron në hijen e shiut në perëndim të Andeve. Sipërfaqja përfshin zona të shkëmbit vullkanik, zhavorrit dhe pluhurit.
6. Shkretëtira Kalahari
Duke zënë shumicën e Botsvanës dhe pjesë të Afrikës së Jugut dhe Namibisë, kjo është një zonë e rrafshët me rërë që mbulon rreth 360,000 kilometra katrorë. Ka ndryshime të mëdha të temperaturës, nga më shumë se 40 ° C në ditët e verës deri në netët e dimrit me ngricë.
5. Shkretëtira Gobi
Gobi është shkretëtira më e madhe e Azisë. Shtrihet në gjysmë milioni milje katrorë në Mongoli dhe në pjesën veriore të Kinës.
4. Shkretëtira Arabe
Duke zënë shumicën e Gadishullit Arabik, kjo është një shkretëtirë e nxehtë me rërë, me temperatura të verës shpesh mbi 50 ° C. Ka zona të dunave ranore që mund të kalojnë 200 metra në lartësi.
3. Shkretëtira e Saharasë
Shkretëtira më e nxehtë në botë, Saharaja mbulon shumicën e Afrikës veriore; është mbi 3.5 milion milje katrorë si zonë. Ndonëse pjesët janë me rërë, një pjesë e sipërfaqes së Saharës është e mbuluar me shkëmb dhe zhavorr.
2. Arktiku
Një pjesë e madhe e rajonit të Arktikut përbëhet nga oqeani dhe akulli i detit, kështu që ajo përshkruhet si një shkretëtirë vetëm për shkak të reshjeve të saj të ulëta. Në vitet e fundit, shkalla e akullit është zvogëluar ndjeshëm si rezultat i ngrohjes globale.
1. Antarktika
Shkretëtira më e madhe në botë, Antarktika është gjithashtu kontinenti më i ftohtë, më i thatë dhe më me erë. Nuk ka popullatë njerëzore të vendosur, edhe pse zakonisht ka disa mijëra punonjës në stacionet kërkimore shkencore, duke përfshirë një në Polin e Jugut.
Më të lexuarat
![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
![Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi](images/posts/certifikimi i pare.jpg)
![SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote](images/posts/SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote.jpg)
![GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS! GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS!](images/posts/gps-albatrix-post-janar-2024.jpg)
![E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik](images/posts/sali-post-nentor-2023-4.jpg)
![Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT](images/posts/musk X chatbot.jpg)
![Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve](images/posts/teknologjia e avionevee.jpg)
![Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart](images/posts/telefon qe vishet motorola.jpg)
![Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali](images/posts/makina fluturuese ne italii.jpg)