Secondary Adv

5G do rrise cmimin e smartphoneve

Share on Google+

OnePlus ka ndërtuar një reputacion për ofrimin e telefonave premium pa një çmim të lartë, por telefoni i parë 5G i kompanisë nuk do të jetë aspak i lirë.  

 

Drejtori i OnePlus, Pete Lau, u shpreh se kompania e tij po punon paralelisht edhe për krijimin e telefonave të rinj 5G dhe për ata ekzistues 4G gjithashtu. Një prej njoftimeve të rëndësishme të tij ishte edhe fakti që sipas tij telefonat 5G me shumë mundësi do të kushtojnë 200 deri në 300 dollarë më shumë. 

 

Këtu përfshihet sigurisht edhe modeli i telefonit të kësaj kompanie. "Është e vështirë të dihet, sepse ekzistojnë ende shumë specifika për të parë, por është e mundshme që çmimi aktual i smartphonëve të rritet me rreth 200-300 dollarë", thotë Lau. Por, për të qenë i sinqertë, është hera e parë që nuk kemi asnjë ide konkrete se sa mund të kushtojë realisht një smartphon me rrjetin e ri 5G. Shumica e kompanive kanë qëndruar të rezervuaz rreth çmimeve duke mos dashur të zbulojnë asgjë rreth kostos së tyre si për prodhuesit ashtu edhe për blerësit. 

 

Samsung deri më tani ka njoftuar planet për dy modele të reja smartphonë por që në të vërtetë ende nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre do të përfshijë rrjetin 5G.  OnePlus pret që do të jetë edhe më e vështirë për të kaluar një telefon nga një rrjet në tjetrin me 5G. "5G do të jetë veçanërisht e vështirë të ketë një pajisje që mbulon të gjithë botën, apo edhe shumicën e rrjeteve të botës", thotë Lau. Gjithashtu vlen të përmendet se për momentin, telefoni  5G i OnePlus ka në shënjestër vetëm një lloj të rrjetit 5G, spektri më i ngadaltë në shpejtësi, por më i gjerë,"sub-6", i përdorur nga EE, partneri i saj i parë në Europë. 


Më të lexuarat