Secondary Adv

10 akuariumet me te medha ne bote

Share on Google+

Gjallesat ujore janë të mrekullueshme dhe gjithnjë zgjojnë kureshtjen dhe interesin tonë, por mënyra më e mirë për ti vëzhguar ato më nga afër janë akuariumet.   

 

Njerëzimi ka qenë gjithmonë i hipnotizuar nga krijesat ujore madhështore dhe të bukura. Meqenëse pjesa më e madhe e botës është e mbuluar me ujë, ka më shumë lloje të kafshëve ujore se sa ne mund të imagjinojmë. Ne i duam këto gjallesa për bukurinë e tyre si dhe kemi një interes shumë të madh për të zbuluar sa më shumë gjëra rreth tyre. Mënyra e vetme që ata mund të shikohen jashtë oqeanit është përmes akuariumeve. Këto akuariume janë jashtëzakonisht të mëdha në mënyrë që të përshtaten me gjallesa të përmasave të ndryshme dhe për tu krijuar atyre hapësirat e përshtatshme. Më poshtë gjenden 10 akuariumet më të mëdha në botë.  

 

10. Akuariumi i Australisë Perëndimore  

 

Akuariumi është i 10-ti më i madh në botë me një kapacitet prej rreth 3 milion litra. Ai ofron 40 atraksione të ndryshme të cilat përmbajnë rreth 400 lloje të ndryshme peshqish. 

 

9. Akuariumi i Oqeanit të Shangait   

 

Me një kapacitet prej rreth 4.9 milion litra në total me rezervuarin më të madh që mban rreth 2.2 milion litra ujë, ai strehon më shumë se 450 lloje të kafshëve të egra detare të vendosura në zona të ndryshme, përkatësisht zona e Kinës, zona e Australisë, zona e Arktikut etj. 

 

8. Akuariumi Barcelona  

 

I vendosur në Barcelonë, Spanjë, ky akuarium ka një vëllim të kombinuar prej rreth 5 milion litra me kapacitetin më të madh të rezervuarëve prej 3.7 milion litra. Akuariumi strehon rreth 11,000 kafshë detare të 450 llojeve të ndryshme.  

 

7. Turkuazoo    

Ky akuarium ka një kapacitet total prej rreth 6.8 milion litra duke ofruar rezervuarin më të madh që është rreth 4.9 milion litra. Ai strehon më shumë se 10.000 kafshë të ndryshme detare. 

 

6. Akuariumi i Gjirit të Monterej  

 

Ai përbëhet nga dy rezervuarë të mëdha dhe disa më të vogla me më shumë se 550 specie të ndryshme. Vëllimi i përgjithshëm i akuariumeve është rreth 8.7 milion litra me rezervuarin më të madh me kapacitet prej 1.2 milion litra dhe është akuariumi i 9-të më i madh sipas madhësisë në botë. 

 

5. Akuariumi Dubai Mall  

Ai ka një kapacitet total prej 10 milion litrash uji dhe strehon mbi 33,000 kafshë të ndryshme me 200 lloje të ndryshme të kafshëve ujore. Ky është një nga akuariumet më të vizituara në botë. 

  

4. uShaka Marine World

  

Vëllimi i kombinuar i akuariumit është rreth 17.5 milion litra. Akuariumi ka 32 rezervuarë me shumë atraksione të ndryshme dhe një numër të restoranteve që ofrojnë një pamje të drejtpërdrejtë të akuariumit. Atraksionet kryesore janë peshkaqenët dhe delfinët. 

 

3. Akuariumi i Moskës  

 

Është akuariumi më i madh në Moskë me një vëllim total prej rreth 25 milion litrash. Nuk është i mbuluar mirë dhe i njohur për shkak të sanksioneve të ndryshme ndërkombëtare kundër Rusisë të imponuara nga kombe të ndryshme që shkaktojnë shumë pak turistë ndërkombëtarë. 

 

2. Akuariumi i Gjeorgjisë  

 

Me një kapacitet total prej 37.85 milion litra dhe rezervuari më i madh që mban rreth 23.8 milion litra. I hapur në vitin 2005, ka 5 galeri me më shumë se 500 specie të ndryshme. 

 

1. Mbretëria Oqeanike Chimelong    

 

I vendosur në Zhuhai të Kinës, është konsideruar si akuariumi më i madh në botë me kapacitetin më të madh të ujit prej rreth 48.8 milion litra në total. Me shtatë zona të ndryshme ujore, ajo gjithashtu mban rekordin botëror për kupolën më të madhe të shikimit nënujor.


Më të lexuarat