![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
Keto jane vendet qe mirepresin te paret Vitin e Ri
Nata e shumëpritur e ndërrimit të viteve është vetëm disa ditë larg dhe të gjithë do përjetojmë gëzimin e këtij momenti, por disa vende në botë do të mirëpresin të parat 2019.
Kur akrepat e orës godasin mesnatën, pra kur ora shënon 00: 00 të gjithë ne gëzojmë dhe festojmë ardhjen e Vitit të Ri teksa mendojmë se një gjë e tillë po ndodh në sinkron dhe se njerëzit anembanë botës po përjetojnë të njëjtat emocione me ne. Por kjo nuk ndodh për shkak se bota është e ndarë në zona të ndryshme kohore, ku disa vende gëzojnë mundësinë të festojnë të parat çastin e ndërrimit të viteve. Gati çdo vit shohim transmetime live në televizor të festave anembanë globit, dhe vendeve që festojnë të parat vitin e ri, të cilat nuk janë aspak ato të cilat jemi mësuar ti dëgjojmë dhe shohim. Vendet që mirëpresin të parat ndërrimin e viteve dhe që do të mirëpresin të parat 2019 gjenden më poshtë.
Kiribati
Kombi ishull i Kiribatit është i pari që do të thotë Gëzuar Vitin e Ri në botë. Kiribati ndodhet menjëherë në perëndim të Linjës Ndërkombëtare të të Dhënave, e cila përcakton fillimin dhe mbarimin e ciklit kohor.
Samoa
Banorët e ishullit Samoa janë ndër të parët që festojnë vitin e ri. Ata zhvillojnë një festë të madhe të Vitit të Ri në kryeqytetin e Apia, e cila është një nga ngjarjet më emocionuese për njerëzit që jetojnë në këtë ishull.
Ishujt Chatham
Ky grup ishujsh me 700 banorë të saj nuk është saktësisht i famshëm për festat më të mira. Megjithëse është një nga vendet e para dhe më emocionuese që mirëpret Vitin e Ri.
Auckland
Qyteti më i madh i Zelandës së Re zhvillon një festë të madhe natën e ndërrimit të viteve, ku njerëz nga i gjithë rajoni vijnë për të festuar të parët ngjarjen e shumëpritur. Edhe kryeqyteti, Wellington nuk mund të konkurrojë me festimet e Vitit të Ri të Auckland.
Sidnej
Fishekzjarret masive mbi portin e Sidnej janë bërë simbol i festimeve të Vitit të Ri botëror. Ura e Sidnej e mbuluar me fishekzjarre me ngjyra të ndryshme është ndoshta imazhi më sinonim i ardhjes së Vitit të Ri. Siç e pamë Australia nuk është vendi i parë që mirëpret vitin e ri ose që do të mirëpresë konkretisht 2019. Por është e njohur për festimet spektakolare të shfaqura në kanalet televizive anembanë globit.
Festimet do të udhëtojnë nëpër botë dhe përfundimisht do të bëjnë një rreth të plotë. Ndër vendet e fundit të cilët do të mirëpresin vitin e ri 2019 do të jenë Hawaii, Kalifornia dhe ishujt e vegjël, Howland Island, Baker Island dhe Samoa Amerikane.
Më të lexuarat
![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
![Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi](images/posts/certifikimi i pare.jpg)
![SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote](images/posts/SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote.jpg)
![GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS! GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS!](images/posts/gps-albatrix-post-janar-2024.jpg)
![E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik](images/posts/sali-post-nentor-2023-4.jpg)
![Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT](images/posts/musk X chatbot.jpg)
![Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve](images/posts/teknologjia e avionevee.jpg)
![Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart](images/posts/telefon qe vishet motorola.jpg)
![Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali](images/posts/makina fluturuese ne italii.jpg)