![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
Shkencetaret krijojne kapsulen e rralle elektronike
Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një kapsulë elektronike që mund të gëlltitet dhe kontrollohet me anë të bluetoothit për të shpërndarë ilaçet direkt nga stomaku.
Studiuesit besojnë se pajisja 3D e printuar mund të ndihmojë me ilaçet pacientët që luftojnë sëmundje që kërkojnë periudha të gjata trajtimi mjekësor. Ekipi i Institutit të Teknologjisë të Massachusetts-it krijoi shpresë se mund të përdoret gjithashtu për të zvogëluar numrin e injektimeve të cilat për fat të keq disa pacientë i kanë të nevojshme dhe të paevitueshme.
Kapsula elektronike ose mjeti që bën përçimin e mjekimit në trupin e njeriut për një afat kohor të caktuar, mund të zbulojë gjithashtu infeksione ose reaksione alergjike, dhe pastaj të lëshojë një ilaç si antihistamina në përgjigje të saj. Pajisja mund të dërgojë informacione dhe të marrë udhëzime nga smartphoni i përdoruesit nëpërmjet Bluetooth."Sistemi ynë mund të sigurojë monitorim dhe trajtim të mbyllur", tha profesor Giovanni Traverso, bashkëautor i hulumtimit. Ai shtoi se njoftimet apo paralajmërimet që vijnë në smartphone mund të ndihmojnë në udhëzimin e dërgimit të një ilaçi ose akordimin e dozës së një medikamenti. Pajisja mund të monitorojë disa njerëz me rrezik të lartë për infeksion, të tillë si pacientët të cilët marrin kimioterapinë ose mjekime imunosupresive.
Nëse zbulohet infeksioni, kapsula mund të fillojë lëshimin e antibiotikëve. Ata gjithashtu mund të ndihmojnë pacientët për të mbajtur rregjimin e rreptë të dozës së kërkuar për pacientët me HIV ose malarie. Njerëzit me diabet gjithashtu duhet ti përmbahen një strukture të kujdesshme të ilaçeve për të kontrolluar insulinën e tyre. Shkencëtarët thanë se pajisja mund të punonte me pajisje të tjera shëndetësore që vishen dhe implantet për të dërguar informacionin në telefonin e pacientit ose në atë të mjekut të tyre. Kapsula shpaloset në një formë Y pas gëlltitjes, duke lejuar që krahët të zgjerohen dhe të vendosen në stomak për rreth një muaj, përpara se të fillojë të shpërbëhet dhe të lërë trupin përmes aparatit të tretjes.
Krahët do të përmbajnë ilaçin, megjithatë, hulumtuesit planifikojnë që sensorët të zbulojnë sinjale të tilla si rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen. Për momentin, një bateri e fuqizon pajisjen, por janë duke u hulumtuar alternativa të tjera, të tilla si një antenë e jashtme ose duke përdorur acidin e stomakut. Në vitin 2016, ata krijuan një kapsulë me formë yjesh me gjashtë krahë që dalin jashtë. Shpresohet se njerëzit brenda dy vitesh do të jenë në gjendje të testojnë sensorë të ndjeshëm.
Më të lexuarat
![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
![Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi](images/posts/certifikimi i pare.jpg)
![SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote](images/posts/SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote.jpg)
![GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS! GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS!](images/posts/gps-albatrix-post-janar-2024.jpg)
![E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik](images/posts/sali-post-nentor-2023-4.jpg)
![Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT](images/posts/musk X chatbot.jpg)
![Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve](images/posts/teknologjia e avionevee.jpg)
![Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart](images/posts/telefon qe vishet motorola.jpg)
![Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali](images/posts/makina fluturuese ne italii.jpg)