Secondary Adv

Kina planifikon te ndertoje shtepi ne Hene

Share on Google+

Kina dëshiron të jetë shteti i parë që vendos një bazë në Hënë, dhe thotë se do ta ndërtojë atë përmes teknologjisë 3D të printimit.    

 

Zyrtarë të agjencisë hapësinore, gjithashtu thanë se vendi i tyre do të rikthehej në Hënë nga fundi i këtij viti me misionin e quajtur Chang'e-5. Tre misione të suksesshme do të eksplorojnë gjithashtu sipërfaqen e djerrë të Hënës dhe do të kërkojnë rreth një mundësie për të ndërtuar shtëpi në të. 

 

Administrata hapësinore kineze gjithashtu u shpreh se ata kishin plane për të shkuar drejt Marsit në 2020, një kohëzgjatje e cila do ti bëjë ata të parët që shkelin në këtë planet, duke mundur Amerikën, Rusinë dhe të gjitha firmat private që synojnë të njëjtën gjë, të kolonizojnë hapësirën. Kina arriti me sukses të ishte e para në botë që me udhëtimin e saj hapësinor arrin distancën më të largët të Hënës, në 4 janar të këtij viti.  

Dr. Wu Yanhua, zëvendës drejtor i Administratës Kombëtare Hapësinore dhe zëvendëskomandanti i projekteve të eksplorimit hënor, tha në një konferencë shtypi: "Chang'e-5 do të sjellë në Tokë  kampione të marra në sipërfaqen e Hënës gjatë misionit, rreth fundit të këtij viti. Ai shtoi: "Misioni i parë i vendit tonë për eksplorimin e Marsit do të zhvillohet para dhe pas vitit 2020." Kina po krijon shpejt një reputacion si një nga pararendësit në rilindjen e garës hapësinore me investimin e vazhdueshëm në misionet drejt Marsit dhe Hënës. 

 

Pasi Chang'e-5 të kthejë gurët hënorë nga sipërfaqja në misionin e ardhshëm, Chang'e-6 do të jetë misioni i parë për të eksploruar polin jugor të hënës. Chang'e-7 do të studiojë sipërfaqen e tokës në Hënë, përbërjen, mjedisin hapësinor në një mision gjithëpërfshirës siç pretendohet nga drejtuesit e misionit, ndërsa Chang'e-8 do të fokusohet në analizën teknike të sipërfaqes. 

Kina, Amerika, Rusia dhe Evropa thuhet se diskutojnë nëse do të ndërtojnë një stacion bazë në hënë duke përdorur printimin 3D, si për shembull për të ndërtuar shtëpi dhe infrastruktura të tjera. Misioni numër 8 ka të ngjarë të vendosë bazat për këtë ndërsa përpiqet të verifikojë teknologjinë e caktuar për projektin dhe nëse është e zbatueshme si bazë shkencore. 


Më të lexuarat