
10 ndertesat me futuristike ne bote per 2019
Projektet arkitekturore sa vijnë e bëhen më të zhvilluara dhe strukturat e tyre përshtaten bindshëm me kohën, duke realizuar elementë me të vertetë futuristikë.
Nëpër botë kemi parë kryevepra të ndryshme të arkitekturës, por për fat të mirë ato gjithnjë e më shumë po zhvillohen duke inkorporuar teknologji dhe elementë inovativë të arkitekturës. Ndërsa disa nga ndërtesat e listuara tashmë janë të hapura për publikun, disa të tjera pritet të hapen së shpejti. Lista përmban jo vetëm një paraqitje të shkurtër të këtyre ndërtesave, por gjithashtu ju jep të dhëna thelbësore për secilën prej tyre. 10 ndërtesat më futuristike në botë për 2019 gjenden më poshtë.
1. Dubai Frame, Emiratet e Bashkuara Arabe
Nuk ka shumë kohë që është hapur për publikun, Dubai Frame patjetër që tërheq vëmendjen e kujtdo. Ashtu si edhe vetë emri i saj, ndërtesa ngjason me një kornizë fotografie, me përmasat 150 metra e lartë dhe 93 e gjerë.
2. Jewel Changi, Singapor
Kjo ndërtesë e re e terminalit përmban një kupolë të formuar nga xhami dhe çeliku. Kompleksi do të lidhet më tej me tre terminalet e tjera, përmes rrugëve të xhamit.
3. Lakhta Center, Rusi
Me një dizajn të gjerë, Qendra Lakhta me një lartësi prej 462 metra do të jetë ndërtesa më e lartë në Rusi por edhe në Europë. Kjo strukturë me 86 kate do të jetë një ndërtesë jo rezidenciale, me zyra, banka, si dhe qëndra të ndryshme shëndetësore.
4. World One, Indi
Ashtu si edhe pretendohet, World One si edhe vetë emri është ndërtesa më e lartë rezidenciale në botë dhe gjendet në Indi. Ndërtesa ka 117 kate dhe ka filluar të ndërtohet që prej vitit 2011 dhe pritet të përfundojë së shpejti.
5. Framework, Shtetet e Bashkuara
Framework është 85 metra e lartë dhe është gradaçela e parë prej druri dhe më e larta në Amerikë. Ndërtesa është rezidenciale por edhe për zyra, dhe mbështetur kryesisht nga kolona të laminuara druri dhe fasada e jashtme prej druri.
6. V&A Museum of Design, Skoci
Muzeu V&A i Dizajnit është një kryevepër e arkitektit Kengo Kuma. Arkitekti është duke punuar gjthashtu edhe për stadiumin i cili do të presë lojërat Olimpike të vitit 2020 në Tokio.
7. Vessel, Shtetet e Bashkuara
Struktura 16 katëshe përbëhet nga 154 shkallë për tu ngjitur me 2,500 hapa të veshura në ngjyrë bakri. Megjithatë, kjo në rast se nuk do të doni të ngjiteni përmes një ashensori.
8. Tribunal De Paris, Paris
Struktura është 160 metra e lartë dhe përmban katër ndërtesa të vendosura njëra mbi tjetrën, duke u zvogëluar gjithnjë e më shumë në ngjitje. Tribunal De Paris zë një territor prej 5500 metra katrorë dhe është dizanjuar nga arkitekti Renzo Piano.
9. Leeza SOHO, Kinë
Në përfundimin e saj, ndërtesa do të ketë një lartësi prej 623 këmbë e lartë. Deri më tani Burj Al Arab në Dubai e tejkalon në lartësi. Rrotullimet sigurisht janë shtesë në imazhin e saj, por ato nuk janë realizuar vetëm si elementë të dizajnit por do të përdoren për të lejuar dritën natyrore të hyjë në anë të ndryshëm të ndërtesës.
10. Grand Egyptian Museum, Egjipt
E përhapur në një zonë e cila është ekuivalenete me katër fusha futbolli ose rreth 24.000 metra katrorë, Muzeu i Gizës, pritet të hapet së shpejti. Gjithësesi, sapo të hapet do të jetë muzeu arkeologjik më i madh në botë.
Më të lexuarat








