×
Secondary Adv

Niveli i dioksidit te karbonit po rritet me ritme te frikshme

Share on Google+

Rritja e dioksidit të karbonit të nxitur nga aktivitetet njerëzore së shpejti mund të çojë në nivele atmosferike të gazeve serrë që nuk janë parë prej 56 milionë vjet më parë.   

 

Studiuesit vlerësojnë se njerëzit po injektojnë nëntë deri në 10 herë më shumë sasi dioksid karboni në atmosferë sesa ajo që ishte emetuar gjatë Paleocen-Eocen (PETM) 56 milionë vjet më parë. 

 

Ndërsa është e paqartë se çfarë e shkaktoi saktësisht ngrohjen e PETM, sasia masive e dioksidit të karbonit që u lëshua në atmosferë gjatë mijëra vjetëve çoi në rritje të temperaturës deri në 8 gradë Celsius (14 gradë Fahrenheit). Sipas studimit të ri, Toka përsëri mund t'i shohë ato nivele rreth 140 vjet nga tani, ose më pak se pesë breza, nëse emetimet vazhdojnë me ritmet e tanishme. Në studimin e botuar në revistën e Unionit Gjeofizik Amerikan, shkencëtarët vlerësojnë se nivelet atmosferike të dioksidit të karbonit mund të jenë të barabarta me ato të lëshuara gjatë PETM nga 2159. 

 

Dhe, kjo nuk është aq larg sa mund të tingëllojë vetëm 5 breza larg nesh, thonë studiuesit. Por, shkencëtarët thonë se temperaturat u rritën në nivel global nga 5 deri në 8 gradë Celsius, duke sjellë mesataren deri në 23 gradë Celsius. Kjo është rreth 7 gradë Celsius (13 gradë Fahrenheit) më e lartë se temperatura mesatare globale sot. Normat e emetimeve të vërejtura sot, megjithatë, "janë me të vërtetë të pashembullta, madje edhe në kontekstin e një ngjarjeje si PETM", thotë Gabriel Bowen, një gjeofizikant, i cili nuk ishte i përfshirë në studim. 

Shkencëtarët vlerësojnë rreth 3.000 deri në 7.000 gigatone të karbonit të akumuluar gjatë një periudhe prej 3.000 deri 20.000 vjet gjatë PETM. Kjo çon në ndryshime dramatike në klimën e Tokës, duke çuar në zhdukje organizmave të mëdha dhe duke i detyruar të tjerët të migrojnë. Sot, megjithatë, ndryshimet po ndodhin shumë më shpejt. Studimi zbuloi se normat e tanishme janë nëntë deri në 10 herë më të larta se emetimet që ndodhën gjatë PETM. Kjo do të thotë se ne mund të gjejmë vlerësimin më të ulët të akumulimit të karbonit PETM (3000 gigatonë) në vitin 2159, ose mund të arrijmë maksimumin (7,126 gigatonë) në vitin 2278. 

 

Që nga viti 2016, njerëzit kanë emetuar rreth 1500 gigatone karbon sipas studimit. Fakti që ne mund të arrijmë ngrohjen e barabartë me PETM shumë shpejt, brenda disa qindra vjetëve të ardhshëm, është e tmerrshme ", thotë Larisa DeSantis, një paleontolog në Universitetin Vanderbilt. Dhe, vëren DeSantis, do të duhen mijëra vjet për të ndryshuar këto efekte.


Më të lexuarat