Secondary Adv

Vizioni i Microsoft per te ardhmen, realitet apo fantashkence?

Share on Google+

 

Si do të mundin teknologjitë e reja të transformojë mënyrën se si ne i bëjmë gjërat sot, dhe në 5-10 viteve e ardhshme? Në vizonin e Microsoft na pret një e ardhme e mrekullueshme. Nëse vërtet jeni kuriozë se cfarë ka parashikuar gjigandi i Microsoft për ne, ndiqni videon e mëposhtme!

 


Microsoft është kthyer me një tjetër vizion për të ardhmen. Nëse i keni ndjekur videot e mëparshme krijuesi i software-eve nuk ka ndryshuar shumë që atëherë. Microsoft është ende i fiksuar me ekranet e mëdha dhe pasionin për zhvillimin e teknologjive të mëdha me atë që kompania e quan "Drejtoria e parashikimit." Microsoft bën një parashikim për 5 - 10 vitet e ardhshme duke përfshirë teknologji të tilla si hologramet, printera 3D, tableta super të hollë dhe ekranet elastike.

 


Microsoft ka një sektor të tërë dedikuar për këtë detyrë të quajtur "Drejtoria e parashikimit," e cila drejtohet nga David Jones. Kompania pretendon se e ardhmja do të na rezervojë " Një përkufizim të ri të zgjeruar të prodhimtarisë, sipas të cilit ky proces nuk do të jetë më vetëm të bësh gjëra. Do të jetë gjithashtu të bësh gjërat e duhura, dhe ti bësh mirë ato duke shijuar procesin me njerëz të tjerë në një mënyrë shumë të natyrshme."
Microsoft gjithashtu tregon një tabletë koncept që është formuar si një libër, e shoqëruar me një stilolaps. Tableta përmban një ekran të lakueshëm, nëse një tabletë e tillë do të ekzistojë brenda 10 viteve të ardhshme, atëherë secili prej nesh do i bënte gjërat mjaft lehtë.

 

Videoja e mëparshme e publikuar nga Microsoft në 2011 tregonte për teknologji të tilla si “lidhjet-re” (cloud connections) si forma kryesore e transferimit të përmbajtjeve, sido që të kryhet nga një telefon, nga një tabletë-libër, ose nga një tabletë në tryezën e kuzhinës.
Interesante është të vësh re se "telefoni" pajisja tipike ( në të cilin askush nuk flet në të vërtetë gjatë gjithë videos) është i pajisur me një "live tile" ndërfaqe shumë të ngjashme me platformën aktuale Mango Phone Windows.

 


Ndërsa në ditën e sotme parashikimi i Microsoft vjen me të reja fantastike. Nuk ka asnjë copë letër në video, që është një lajm i keq për industrinë e shkruar. Por në përgjithësi,ndoshta nuk do të na vinte keq të jetonim në botën e Microsoft-it në pesë apo dhjetë vitet e ardhshme.
Ka gjithashtu edhe pajisje të veshura në dorë që janë formuar me magnet duke kombinuar dy grupe.  Gjithashtu shfaqen teknologji të tilla si ekrane të lakueshme gjigande ose tableta deri në 55 inch që zakonisht i përdor Fox News në baza ditore.

 


Manifestimet e tjera në video përfshijnë versionet e montimit në murin e një dhomë, në shkolla, në zyra, ekrane gjigande nëpërmejt mund të kesh akses në komunikim, marrje informacioni si dhe parashikime të motit. Kjo është e gjitha shumë futuristike dhe është e ngjashme me videon e mëparshme të 2011.


Ajo që të tërheq më shumë vëmëndjen është mungesa e Headsets (kufjeve). Microsoft ka zbuluar kohët e fundit të ardhmen e Windows-it me HoloLens, një kufje për projekte të ndryshme. HoloLens shfaqen në videon më të fundit të Microsoft-it si vizion i ardhshëm, nuk është e qartë se si janë të projektuara ose si do të bashkëveprohet me to.


Më të lexuarat