![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
Rusia prezanton armet luftarake me teknologjine robotike
Një ushtri e 'robotëve vrasës' të cilët përmes inteligjencës artificiale do të ndihmojnë këmbësorinë në fushën e betejës, është zbuluar në disa pamje të publikuara nga Rusia.
Videoja, e lëshuar nga Kremlini, duket të shfaqë teknologjinë e fundit të dronit tëkrijuar nga shteti Rus. Kjo përfshin dhe tankun vetëdrejtues i cili lëviz falë inteligjencës artificiale duke ndjekur objektivin e armës së një ushtari për të zhdukur objektivat me armatimin e vet.
Fondacioni i Kërkimit të Avancuar të Rusisë (ARF) tha se qëllimi përfundimtar është që të ketë një ushtri robotësh të kontrolluar plotësisht nga algoritmat e inteligjencës artificiale. Aktualisht, dronët vendosen së bashku me këmbësorinë që kontrollojnë në largësi automjetet, por në të ardhmen teknologjia do të jetë plotësisht autonome. Kjo do të thotë se hardueri ushtarak do të jetë në gjendje të targetojë dhe eleminojë pa ndonjë ndërhyrje njerëzore. "Evolucioni i robotëve luftarakë është në rrugën e rritjes së aftësisë për të kryer detyra në mënyrë autonome me një zvogëlim gradual të rolit të operatorit", tha një zëdhënës i ARF.
Video u publikua në YouTube nga ARF dhe tregon aftësitë e teknologjisë së robotëve më të fundit luftarakë Rusë. Superfuqitë anembanë botës po punojnë në një varg automjetesh të pavarura dhe të komanduara në distancë për të ndryshuar fytyrën e luftës moderne. Më parë këtë muaj, Ushtria britanike njoftoi planet për krijimin e 200 mini dronëve, më të vegjël se një dorë njeriu, të vendosur në fushën e betejës për të siguruar ushtarët që nga qielli.
Këto mini dronë, të quajtur "Black Hornet", mund të marrin përsipër detyrat e vëzhgimit dhe zbulimit mjaft të rrezikshme, që aktualisht kryhen nga ushtarët. Ekspertët kanë lëshuar paralajmërime për këto zhvillime, me mbledhjen më të madhe të shkencëtarëve në botë, që u mbajtën në shkurt, duke pretenduar se robërit vrasës janë një "kërcënim serioz për njerëzimin" dhe duhet të ndalohen.
Shkencëtarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut i thanë Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës në takimin vjetor në Uashington, se robotët dhe dronët vdekjeprurës të aftë për të zgjedhur objektivat pa ndihmë njerëzore përfaqësojnë 'revolucionin e tretë' në luftë pas armëve bërthamore. Ashtu si marrëveshjet ndërkombëtare kufizuan në masë të madhe përdorimin e minave tokësore, duhet të përdoren marrëveshje të ngjashme ndërkombëtare për të parandaluar krijimin e vrasësve robotikë.
Më të lexuarat
![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
![Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi](images/posts/certifikimi i pare.jpg)
![SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote](images/posts/SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote.jpg)
![GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS! GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS!](images/posts/gps-albatrix-post-janar-2024.jpg)
![E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik](images/posts/sali-post-nentor-2023-4.jpg)
![Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT](images/posts/musk X chatbot.jpg)
![Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve](images/posts/teknologjia e avionevee.jpg)
![Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart](images/posts/telefon qe vishet motorola.jpg)
![Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali](images/posts/makina fluturuese ne italii.jpg)