Secondary Adv

Njihuni me robotin e krijuar per te bere intervista pune

Share on Google+

Firma robotike Furhat ka krijuar një robot që përdor inteligjencën artificiale për të bashkëvepruar me njerëzit, i cili do shërbejë për intervistat e punës të së ardhmes.

  

Tengai është një robot social i ndërtuar për të komunikuar me njerëzit ashtu si njerëzit bëjnë zakonisht, duke folur, duke dëgjuar, duke treguar emocione dhe duke mbajtur kontaktin sy me sy. 

 

E vetmja gjë që bën më mirë se njerëzit është trajtimi i njerëzve në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Roboti Tengai, arrin një status të njëjtë me njeriun duke përdorur një sistem të mimikave të fytyrës të projektuar. Kjo përfshin një ekran në formë koke që përmban një maskë të errët mbi të cilën mund të projektohen fytyra të dukshme të gjalla. Koka robotike gjithashtu vjen me një përzgjedhje të shprehjeve dhe gjesteve të para ndërtuar aqë mund të personalizohen më tej për tu përshtatur me çdo karakter. 

 

Lëvizja njerëzore është imituar duke përdorur tre shkallë lirie të cilat i lejojnë robotit të drejtojë vëmendjen tek objekte dhe individë të ndryshëm. Ndërkohë, një aparat fotografik me kënd të gjerë, me përpikëri të lartë dhe mikrofona stereo që formojnë rreze, lejojnë  robotin Furhat të bashkëveprojë me audiencën e tij. Dy altoparlantë hi-fi 2.5 mundësojnë drejtimin virtual të fjalës. Sipas kompanisë, pajisja mund të regjistrojë zërin tuaj, ndërkohë që sistemi i tij mbështet një rrjet të gjerë të të folurit me cilësi të lartë në mbi 30 gjuhë. 

Në brendësi roboti është një sistem operativ që menaxhon ndërveprimet e tij duke përdorur një motor bisedor bazuar në një model të avancuar kompjuterik. Ky sistem i jep robotit aftësinë për të trajtuar ndërveprimet shumë ekspresive dhe të ulëta latente, duke thjeshtuar dhe veçuar sjelljet komplekse të përdoruesve kur është e nevojshme. Në këtë mënyrë e di kur duhet folur dhe kur duhet dëgjuar për bisedën që ndodh rreth tij. Krijuesit e robotit thanë se pajisja mund të shërbejë si një pikë informacioni për të ndihmuar klientët, për të trajnuar punonjësit ose për të mësuar edhe gjuhë të huaja.

Që nga fillimi i saj, agjencia suedeze e rekrutimit TNG ka përdorur kokën inteligjente robotike për të kryer intervista pune në vend të një rekrutuesi njerëzor. Pajisja do të fillojë intervistimin e kandidatëve për punë aktuale me qëllim të eliminimit të paragjykimeve që rekrutuesit njerëzor sjellin në procesin e punësimit.


Më të lexuarat