Ky robot ben smoothie sipas shijes se deshiruar ne vetem 2 minuta
Blended është firma e cila ka prezantuar së fundmi një robot autonom me një krah i cili mund të krijojë një shumësi pijesh të ndryshme të përziera në rreth dy minuta.
Klientët e robotit i cili bën smoothie janë në gjendje të porosisin në smartphonin e tyre nëpërmjet aplikacionit të kompanisë, ose në një nga kioskat me tableta aty pranë.
Duke përdorur aplikacionin ose tabletën përmes së cilës bëhet porosia, klientët e kioskës robotike janë në gjendje të zgjedhin cilat elemente mund të duan më shumë ose më pak. Për konsumatorin, çmimi i robotit të avancuar vjen me një kosto relativisht të ulët, teksa çdo porosi pra çdo pije do të kushtojë 6 dollarë. Një makineri robotike e tillë ka një kosto prodhimirreth 70,000 dollarë për kompaninë.
Ndërkohë që teknologjia mund të përmirësohet nga standardet e konsumatorëve, në San Francisko, lehtësia e ushqimit të bërë dhe shërbyer në mënyrë autonome është një trend i certifikuar. Cafe X, një makineri automatike e aftë për të bërë shumë pije dhe lloje të kafes, ka prezantuar tashmë dy makineri të tjera të ndryshme. Po kështu, robotët e ngjashëm janë zhvilluar shumë, të cilët janë në gjendje të bëjnë sallata dhe pica.
Në botën e shpërndarjes së ushqimit, robotët kanë parë një zhvillim dhe përhapje të veçantë. Këtë vit, një flotë prej 25 robotësh me katër rrota u lejuan në kampusin e Universitetit George Mason në Virxhinia ku ata u vendosën për të ofruar ushqim për 40,000 studentë të shkollës. Përveç kësaj, muajin e kaluar FedEx zbuloi një model të hershëm të robotëve të saj të shpërndarjes që planifikon të përdoret për të ofruar pica dhe artikuj të tjerë ushqimorë tek konsumatorët.