
Viti 2025: Ja ku do te jetojne tokesoret qe do te "pushtojne" Marsin!
Projekti tepër ambicioz, i realizueshëm ose thjesht një mashtrim, çfarëdo qoftë pikëpamja juaj mbi misionin “Mars One”, ka frymëzuar njerëzit për të menduar se mund kolonizojnë botët e tjera.
Banori i Tokës së shekullit të XXI-të nuk është më i zakontë në dëshira. Një pasion dhe kërkesë e hershme e njerëzimit ka qenë kolonizimi i hapësirës dhe eksplorimi i vendeve të reja përtej kufijve tokësor, gjë që duket se do të ndodhë së shpejti. Misioni, i quajtur “Mars One”, është një grup njerëzish jo përfitues, të cilët synojnë të nisin kolonizimin e Marsit, në fillim të vitit 2025.
DailyMail ka publikuar një skemë për projektin, ku zbulohet habitati në të cilin astronautët e parë do të mund të banojnë në Mars - në qoftë se ata arrijnë ndonjëherë atje.Struktura do të përfshjë një banesë, një laborator, një serë dhe madje edhe një “holodeck” (dhomë argëtimi me holograme” për të dhënë ekuipazhit kushtet më të mira të mundshme në planetin e kuq.Koncepti i hartuar nga menaxheri i misionit Mars One, Kristian Von Bengtson nga Danimarka, përbëhet nga dy habitateve të gjata cilindrike të mbushura me ajër - me një sipërfaqe totale prej 200 metra katrorë.
Në pjesën e përparme, secili ka një modul për të cilën një landet mund të bashkëngjitet për hyrjen e ekuipazhit. Njëri prej habitateve është i dizajnuar më shumë për të jetuar, ndërsa tjetri për të punuar, pra si ambjente zyrash.Në njërin prej habitateve të banimit, do të ketë një kuzhinë për përgatitjen e ushqimit me një sipërfaqe totale prej 30 metra katrorësh.
Duke shkuar më tej në habitat do të ketë edhe një zonë sociale të ngjashme, e cila ka një “holodeck” për të argëtuar ekuipazhin. Dhoma përbëhet nga ekrane në mure, për të simuluar dhe për të qenë në një mjedis tjetër.Më tej së bashku janë dhomat private të ekuipazhit, rreth gjashtë metra katrorë. Dhe së fundi vjen seksioni i kultivimit të perimeve, serat do të jenë në pjesën e fundit të habitatit me anë të së cilave astronautët do të mund të mbijetojnë. Do të kenë një sistem ujitje dhe lagështie që kontrollohet për të mbajtur gjithçka në gjendje funksionale.
Në ambjentin e punës në habitat, do të ketë një laborator dhe një seksion për eksperimente shkencore të ndryshme - duke përfshirë një kabinet për insektet dhe një laborator biologjie. Gjithashtu do të ketë edhe një zonë magazinimi për të mbajtur ngarkesat.
Misoni i Mars One bëri bujë në mbarë botën në shkurt të këtij viti kur u zbuluan planet afatgjata të 100 aplikuesve të cilët do të trajnohen në Tokë për një mision vetëm vajtje në planetin e kuq, në 2025.
Por misioni i propozuar është kritikuar gjerësisht që kur u fol për herë të parë në 2011 - dhe ekspertët kanë thënë se ky do të ishte thjesht një dështim sikurse gjërat e tjera, duke e bërë skeptik realizimin e tij.Sipas shkenctarëve për dërgimin e ekuipazhit të parë në Mars do të duhen 6 miliard dollarë, buxhet më i vogël sesa programi i Apollo, i cili kushtoi 25 miliard dollarë!
Dr. Lewis Dartnell nga Qendra e Kërkimit të Hapësirës në Universitetin e Leicester shtoi se: “Ka një numër të madh të konsideratash teknologjike që do ta bëjnë të sigurtë dërgimin e një misioni njerëzor në Mars.
Këto përfshijnë besueshmërinë afatgjatë të sistemeve mbështetëse të jetës dhe mënyrën si do të rritet ushqimi i mjaftueshëm për një dietë të ekuilibruar, dhe këto teknologji të nevojshme ende nuk janë mjaft të “pjekura” apo të mirë-testuara për situata më të rrezikshme të tilla si në një bazë në Mars apo Hënë.
Por edhe hapi i parë për të siguruar raketa mjaft të mëdha, që misioni të niset akoma nuk është demonstruar nga Marsi One". Megjithatë CEO dhe bashkëthemelues i Marsi One iu përgjigj kritikave, duke thënë për MailOnline se ai beson se ata kanë një plan të mirë për të kapërcyer të gjitha sfidat”.
Kompania e prodhimit Endemol ka njoftuar se do të bëjë një shfaqje televizive shoqëruese për sipërmarrjen. Kjo do të dokumentojë trajnimin dhe jetën e astronautëve në planetin e kuq.
Më të lexuarat








