Secondary Adv

Andrea Arredo, tani me showroom-in e ri prej 3000 m2

Share on Google+

“Andrea Arredo” një prej investimeve më serioze në fushën e mobilierisë, pas një përvoje 12-vjeçare me gamën e aksesorëve, prej pesë vitesh ka startuar një tjetër angazhim, atë të sjelljes në Shqipëri të një linje të veçantë mobiljesh.

Stil unik, i vetëm për çdo model salloni, dhomë ndenjeje, pritjeje, dhoma gjumi çifti, dhoma fëmijësh, kuzhina, aksesorë kompletues etj, e gjithçka lind nevoja të rikonceptosh shtëpinë nga e para. Me zgjerimin në ambjente të reja, “Andrea Arredo” vjen me një showroom special, me adresë të re në Linzë, ku ka një hapësirë gjigande prej rreth 3000 metër katrorë.

 

Janë tri kate të organizuara, ku do të gjesh të ekspozuara një larmi prodhimesh mobilierie, risi për tregun shqiptar.  Gerta dhe Drini, bashkëshortët menaxherë të këtij aktiviteti të rëndësishëm i kanë dhënë  një dimension të ri sipërmarrjes, duke zgjeruar gjithashtu shumëllojshmërinë e produkteve. Andrea Arredo është një dritare për arredimin e nevojshëm të shtëpisë së ëmbël, e që fillon nga “A”-ja për të përfunduar te “Zh”-ja e fundit e alfabetit.. Cilësia është garancia parësore e “Andrea Arredo”, e cila, bashkëshoqëruar me një sërë shërbimesh teknike, i jep zgjidhje të përshtatshme dhe falas të gjithë të interesuarve.

Showroom-i gjigand, aty ku gjen gjithçka i duhet shtëpisë
Në krye të rrugës nacionale të Dajtit, në të majtën hyrëse të pyllit me pisha, në kompleksin e njohur “Lura” ka marrë zgjerim dhe një nga bizneset më të suksesshme, “Andrea Arredo”. Tanimë me një shtëpi të re, ky aktivitet u rikonceptua në favor më  së shumti të klientëve, të cilët do të kenë mundësi të gjejnë larmi modelesh, por mbi të gjitha stile unike të emrave më në zë të trendit të mobilimit. Të gjitha produktet vijnë nga importi,  okazione që “Andrea Arredo” i merr nga mobilieritë më të njohura në Itali, gjë që e bën unike për tregun shqiptar. Një bashkëpunim serioz që i dha zgjerim këtij biznesi, falë gjithashtu këmbënguljes dhe nevojave të tregut vendas për këtë cilësi produktesh.

Mobilie antike, klasike, moderne
Një sallon i mirëfilltë pritjeje, me syrin klasik e komod, nga gjërat për arredime të thjeshta e deri tek ato më të ngarkuara. Për menaxherët, Gerta dhe Drini, gjithkush kërkon të kompletojë shtëpinë, duhet të  jetë i sigurt se prodhimet janë të gjitha të punuara me dru. Modelet janë unike, ekonomike, vijnë në dy-tri ngjyra, ndërsa nuk i gjen seri dhe as në asnjë dyqan tjetër. Sa i takon dimensioneve të produkteve ato janë menduar për të gjitha hapësirat, si për apartamente të vogla, ashtu edhe për shtëpi të mëdha apo vila, rezidenca etj.

 

Rikthim për cilësinë
Jo rastësisht “Andrea Arredo” mban sentencën “Aty ku cilësia është më e lartë se çmimi”, sepse sipas menaxherëve të rinj, është vendosur që edhe për atë që nuk ka mundësi të blejë diçka shumë shtrenjtë, të ketë mundësi që me buxhetin në  dispozicion të bëjë të vetën atë që kërkon.

Si lindi Andrea Arredo?
“Andrea Arredo” është një kompani që ofron produktet të importuara nga jashtë me super çmime. Kompania e ka nisur aktivitetin e saj me prodhimin e mobiljeve, duke vijuar më pas në vitin 2008 edhe me tregtimin e të gjitha llojeve të aksesorëve për mobilje. Dyqani i aksesorëve dallohet për shumëllojshmërinë e dorezave të cilat kapin rreth 200 modele të ndryshme, të ndara me kategori si: doreza për fëmijë, doreza klasike, doreza moderne etj. Është një nga kompanitë e  vetme e cila bashkëpunon me të gjitha kompanitë më të mira në Europë për tregtimin e aksesoreve si Blum, Hetich, Hafele, Harn, Samet, Inoxa, Fgv etj.

 

Produkte të garantuara
Një angazhim, gjithëpërfshirje stafi, vëmendje për një ndërmarrje të rëndësishme si kjo e “Andrea Arredo”. Çdo klienti i shpjegohet për cilësinë maksimale e në momentin që bën blerjen, shoqërohet me një fletë garancie, ku janë të specifikuara të drejtat që ka klienti për ndonjë problem. Një staf i superorganizuar, gjithçka në funksion të klientit, që kur ai të dalë nga dyert të jetë i kënaqur.

 

Adresa Mobileria:  Rruga nacionale e Dajtit, Tiranë  |   +355 68 20 69 158
Adresa Mobilie-Aksesorë:  Rruga “Njazi Meka”, Tiranë  |  www.andrea-arredo.com


Më të lexuarat