Secondary Adv

Sony po krijon canten qe permban nje ekran fleksibel

Share on Google+

Gara në mesin e gjigantëve të elektronikës të konsumit për të zhvilluar të gjitha llojet e ekraneve që përkulen dhe palosen po fillon të bëhet pak ekstreme.   

 

Ne pamë gjatë 24 orëve të fundit, rezultatet e Samsung i cili nxitoi të jetë i pari me një smartphone të palosshëm, me raporte nga disa revista dhe gazetarë që shfaqnin Galaxy Fold teksa pushonte së funksionuari pas vetëm një ditë përdorimi. 

Ne gjithashtu kemi mbuluar plane dhe patentë të panumërt nga kompanitë e tjera të teknologjisë që tentojnë të bëhen pjesë e garës, dhe tashmë Sony vjen me një patentë për një ekran fleksibël që mund të lidhet me një çantë, duke formuar një çantë dore apo çantë shpine. Patenta e Sony, e publikuar nga fundi i muajit mars, vjen nga LetsGoDigital, i cili raporton se ajo përshkruan një çantë me një modul të ekranit fleksibël.   

 

Ekrani gjithashtu përdor të njëjtin lloj "ekrani elektronik" që gjendet në lexuesit elektronikë, e cila ka tendencë të kërkojë më pak energji dhe ndriçim të sfondit. Është gjithashtu i hollë dhe më fleksibël sesa një ekran i zakonshëm LCD. Për sa i përket aspekteve të tjera të dizajnit, çanta vërehet se përfshin një buton i cili mund të jetë për fikjen dhe ndezjen e ekranit ose mund ti mundësojë përdoruesit kontrollin e ekranit pra në formën e krusorit për të kontrolluar përmbajtjen. 

 

Dizajni gjithashtu bën thirrje për një mënyrë "automatike" dhe "manuale", të cilat janë pikërisht ato që sugjerojnë ata. Përveç kësaj, ekrani lidhet me çantën përmes pikave të shumta të lëvizshme të kontaktit, kështu që ju mund ta përdorni çantënedhe në funksionin e saj të zakonshëm.


Më të lexuarat