
Krijohet gjethja artificiale qe gjeneron oksigjen njesoj si ato natyrale
Raca njerëzore ka qenë gjithmonë e hipnotizuar nga ideja e të jetuarit në hënë dhe në planete të tjera. Mirëpo, pengesa më e rëndësishme në plane të tilla është mungesa e oksigjenit, pikërisht kjo arsye ka çuar në disa shpikje të mahnitshme.
Nëse njerëzimi shpreson që të realizojë ëndrrën për të eksploruar yjet, ne do të duhet të gjejmë mënyra për të rikrijuar jetën që kemi në Tokë , në bordin e një anije kozmike. Thjesht magazinimi i furnizimeve të mjaftueshme vitale nuk do të përmisojë atë, kjo është ajo që çoi Julian Melchiorri, një student në Kolegjin Mbretëror të Artit, që të krijojë një gjethe artificiale biologjike që prodhon oksigjen sikurse ato natyrale.
Sipas tij, gjethja prej mëndafshi mund të prodhojë oksigjen për udhëtime hapësinore si dhe ta bëjë ajrin e Tokës më të mirë. Gjethja u ndërtua nga një matricë proteine që nxirret nga mëndafshi dhe kloroplastet, të cilat mundësojnë fotosintezën e bimëve.
Kur furnizohet me dritë dhe ujë, gjethja sintetike mund të veprojë njëlloj si gjethja e vërtetë dhe të prodhojë oksigjen. “Është e lehtë, ka konsum të ulët energjie, është tërësisht organike dhe ideja ime ishte të përdorja efektivitetin e natyrës në një mjedis njerëzor”, shpjegon studenti.
Një gjethe artificiale në gjendje të kryej fotosintezën si ato të prodhuara nga natyra. Mos ndoshta kjo është zgjidhja për fluturimet hapësinore në të ardhmen drejt Marsit dhe planeteve te tjera të sistemit diellor ? Nuk duhet përjashtuar si mundësi.
Duke kolonizuar Tokën, me rezultate shumë shpesh të dëmshme për planetin, njeriu është i interesuar tashmë të ndërrmar vizita në botë të tjera. Kandidati i vetëm për momentin mbetet planeti Mars për shkak të afërsisë jo penguese. Por ka ende, pengesa që e ndajnë njeriun nga eksplorimi i hapësirave masive.
Gjethja artificiale mund të prodhojë oksigjen aty ku mungon, duke përdorur përbërës në sasi të vogla të ujit dhe dioksidit të karbonit, kjo e dyta gjendet në sasi të madhe në planetin e kuq.
“NASA po studion mënyra të ndryshme për të prodhuar oksigjen për udhëtimet hapësinore në distancë të gjata dhe për të na bërë që të jetojmë në hapësirë. Ky material i ri mund të na lejojë të eksplorojmë hapësirën shumë më tepër sesa mund të bëjmë tani”, deklaroi Julian Melchiorri.
Gjethet artificiale e krijuar prej tij ka kloroplaste reale të nxjerra nga qeliza bimore reale, të vendosura në një material të përbërë nga proteina mëndafshi. “Pasi i jepet aksesi në dritë dhe ujë, gjethja prodhon oksigjen dhe janë të përshtatshme për të mbijetuar jashtë planetit tonë më mirë sesa bimët reale,” citoi Julian Melchiorri duke krahasuar krijimin e tij me bimët reale, që nuk mund të mbijetojnë jashtë atmosferës.
Le të kthehemi me këmbë në tokë. Para se të fluturoni larg planetit tonë, shikoni përreth. Sipas Melchiorri, në fakt, gjethet e tij biologjike artificiale mund të përdoren edhe në sektorin e bioarkitekturës në terren, për shembull për ventilimin e një ndërtese të madhe.
Më të lexuarat








