
Dubai zbulon planet për "Muzeun e së Ardhmes"
I njohur për risitë në arkitekturë, kësaj radhe Dubai është i vendosur të forcojë garën edhe më tej me ndërtimin e një Muzeu futuristik. Dubai synon që të ekspozojë në muze çdo gjashtë muaj teknologjitë më të reja, me një qëllim që të jenë gjithmonë 10 vjet më të avancuara.
Javën e kaluar, autoritetet në Dubai zbuluan planet për “Muzeun e së Ardhmes”. Por sekreti qëndron në mënyrë sesi muzeun do të ndërtohet dhe se pikërisht se cfarë materialesh do të përdoren. Qyteti bie shumë në sy dhe duket si diçka e shkëputur nga një film fantashkencor. Ndërtesa do do të shfaqë risitë në dizajn dhe teknologji në fusha të tilla si transporti, shëndetësia dhe arsimi, tha ministri i punëve të kabinetit Mohammed Gargavi.
Ndërtesa do të ketë strukturë ovale në formën e një unaze, e cila do të ndërtohet më materiale pjesërisht të shtypura në 3D, ndërsa brenda, ajo do të jetë e mbushur me teknologjinë “cutting-edge”, robotë, holograme, drone, dhe shumë më tepër. Ndërtesa do të ketë një pamje vërtet futuristike, ndërkohë që në hapësirën boshe ndërmjet ndërtesës do të shfaqen poezitë e sunduesit të Dubait Sheikh Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, i cili është gjithashtu edhe kryeminister i Emirateve.
Planet e reja të Dubait për ndërtimin e Muzeut të së ardhmes do të kushtojë rreth 136 milion dollarë dhe pritet që të hapet për publikun në 2017. Mohammed Gargavi tha se muzeu synon që të ndryshojë ekspozitat e saj çdo gjashtë muaj për të mbajtur ritmin me ndryshimin e teknologjisë, me një qëllim “që të jenë gjithmonë 10 vjet përpara në teknologji”.
Dizajni është projektuar nga arkitekti Shaun Killa, me bazë Dubai. Sipas arkitektit të saj Shaun Killa, nëse do të analizojmë se atë se cfarë simbolizon ndërtesa, unaza përfaqëson atë që ne dimë sot, ndërsa vrima përfaqëson gjithçka që është e panjohur.
Ashensorët në ndërtesë do të ngjasojnë me kapsula futuristike. Në ndërtesë nuk pritet të ketë dritare, kjo do të thotë që ajri i kondicionuar do të jetë i përdorur në të gjithë objektin. Projekti në total do të ketë një kosto prej 136.000.000 dollarësh dhe është pjesë e zhvillimit të investimeve të inovacionit dhe të teknologjisë në Dubai.
Së bashku me ekspozitën e teknologjisë së lartë, hologramet dhe simulimet, do të ketë edhe "laboratorë risi" që do të përqëndrohen në shëndetësi, arsim, energji, transport, dhe qytete inteligjente. Një seksion i dedikuar do të presë pajisjet dhe teknologjinë më të fundit për të lejuar dizajnuesit, studiuesit dhe shpikësit të testojnë prototipa dhe krijimet e tyre në fusha të ndryshme.
Forma e thjeshtë e ndërtesës është vetëm një aspekt i saj, së bashku me të qenit një atraksion turistik, muzeu është gjithashtu i projektuar që të jetë një qendër kërkimore, ku disa nga shkenctarët më të mirë do të eksperimentojnë dhe kërkojnë për zgjidhje të problemeve universale.
Qeveria e Dubait shpreson që muzeu i së ardhmes të kthehet në një qendër hulumtimesh dhe inovacioni, ku projektet do të gjejnë financim nga bizneset dhe qeveritë. Qëllimi është ambicioz dhe ka shumë të ngjarë që të arrihet. Në të vërtetë, nëse të tillë muze do të ndërtoheshin sot në botë, Dubai është vend më i përkryer për të.
Autoritetet në Dubai tashmë janë duke finalizuar planet për zhvillimin e "Aladdin City." Projekti i cili ishtë i përbërë nga gjashtë kulla të lidhura së bashku, ndërkohë që projekti ishte frymëzuar nga tregime dhe përralla popullore të Lindjes së Mesme.
Më të lexuarat








