Secondary Adv

Insektet do jene pjese e menuse ushqimore ne te ardhmen

Share on Google+

Sipas një raporti mbi ushqimin, në të ardhmen njerëzit mund të hanë kandil deti në vend të peshkut si dhe hamburgera të bëra nga insekte.    

 

Ai sugjeron që deri në vitin 2050, populli britanik do të 'rritë mishin e vet' në shtëpi dhe në më pak gjashtë vjet ne do të hajmë insekte si buburreca dhe karkaleca. Raporti i Ardhmërisë së Ushqimit portretizon analiza afatgjata të ushqimit dhe sistemeve bujqësore brenda kontekstit social dhe ekonomik.

 

Raporti pohon: Në 30 vjet, kandili i detit dhe lloje të tjera invazive mund të gjenden në shportën e peshkut pasi hulumtimet e fundit i kanë gjetur të jenë plot me ushqyes dhe vitamina. Kandili i detit konsiderohet zakonisht si një burim ushqimi i fundit, por interesi në rritje i studiuesve dhe kuzhinierëve të detit po nxit një rikonceptim. Deri në vitin 2169 do të përdorim prodhimet nga "fermat hapësinore robotike" në Mars dhe Hënë, të kultivuar nga robotë fermerë, për të shndërruar shkretëtirat e botës në tokat ushqimore. 

 

Përveç faktit se çfarë hamë, sipas raportit deri në këtë vit ne gjithashtu do të kemi ndryshuar në mënyrë drastike mënyrën se si hamë. Claire Hughes nga Sainsburys, një rrjet shpërndarës ushqimor, tha: Ne e dimë se ne kemi një rol për të luajtur në zgjerimin e dietave të vendit pasi ushqimet e tanishme që hamë nuk janë të qëndrueshme për një popullsi në rritje globale që do të rritet në 9 miliardë brenda 30 vjetëve. 

 

Qëllimi i raportit nuk është të paraqesë një menu të zgjidhjeve, por të rrisë kuptimin e sfidave me të cilat ballafaqohet bujqësia dhe sistemet ushqimore tani dhe do të ballafaqohet në shekullin e 21-të. 


Më të lexuarat