Secondary Adv

Ngrohja globale po shkurton jetegjatesine e pemeve

Share on Google+

Ngrohja globale do të zvogëlojë sasinë e karbonit të ruajtur në pyje, është ky një paralajmërim që vjen nga një studim i ri mbi ndryshimet klimatike.   

 

Shkencëtarët thonë se kjo ndodh për faktin se pemët kanë tendencë të 'të rriten shumë shpejt por të thahen ende herët” në klimën e botës që vazhdon të ngrohet. 

 

Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit, tha se rritja e temperaturave rrit rritjen vjetore të pemëve, por e zvogëlon jetëgjatësinë e tyre. Rezultati i përgjithshëm është një reduktim i sasisë së karbonit të ruajtur në pyje që kthehet në mjedis pas reduktimit të pemëve. Temperaturat e ngrohta sigurojnë kushte ideale të rritjes së pemëve të cilat nuk e përgatisin bimën për fatkeqësi. 

 

Studiuesit thanë se gjetjet e tyre kanë implikime për dinamikën globale të ciklit të karbonit dhe sasinë e CO2 në atmosferë. Ndërsa klima e Tokës vazhdon të ngrohet, thonë se rritja e pemëve do të vazhdojë të përshpejtohet, por kohëzgjatja e ruajtjes së karbonit, e ashtuquajtura 'koha e qëndrimit të karbonit' do të zvogëlohet. 

 

Ekipi hulumtues shpjegoi se pemët të cilat kanë një jetëgjatësi më të madhe, të tilla si pishat dhe koniferet e tjera të gjetura nëpër pyje, mund të ruajnë karbonin për shumë shekuj. Duke marrë mostrat kryesore nga pemët e gjalla dhe mostrat e pemëve të shkatërruara, shkencëtarët janë në gjendje të rindërtojnë se si sistemi i klimës së Tokës sillet në të kaluarën dhe të kuptojë se si ekosistemet ishin dhe janë duke iu përgjigjur ndryshimit të temperaturës. 

 

Ata zbuluan se kushtet e ashpra dhe të ftohta shkaktojnë ngadalësim të rritjes së pemëve, por gjithashtu i bëjnë drurët më të fortë, kështu që ata mund të jetojnë gjatë. Por pemët që rriten më shpejt gjatë 25 viteve të para nuk shkojnë aq gjatë sa ato të rritura në kushte të tjera klimatike. 


Më të lexuarat