Secondary Adv

SHBA po perdor kamione vetedrejtues per dergimin e postes

Share on Google+

Shërbimi Postar i SHBA të martën filloi një test dy javor që transportonte postën nëpër tre shtetet e Jugperëndimit duke përdorur kamionë vetë drejtues.    

 

Ky është padyshim një hap përpara në përpjekjen për të përdorur teknologjinë autonome të automjeteve për transportin e mallrave. Një shofer i sigurisë do të ulet pas timonit për të ndërhyrë nëse është e nevojshme dhe një inxhinier do të vendoset në ulësen e pasagjerit. 

Nëse është e suksesshme, kjo do të shënonte një arritje për industrinë e drejtimit autonom dhe një zgjidhje të mundshme për mungesën e shoferit dhe kufizimet rregullatore me të cilat ballafaqohen transportuesit e mallrave në të gjithë vendin. Programi pilot përfshin pesë udhëtime të plota vajtje dhe ardhje, ku secila prej tyre arrin më shumë se 2.100 milje (3.380 km) ose rreth 45 orë udhëtim. 

 

Është e paqartë nëse dërgimi i postës përmes kamionëve vetë drejtuese do të vazhdojë pas programit të testit dy javor. Puna me TuSimple është nisma jonë e parë në transportin autonom në distanca të largëta, tha zëdhënësja e USPS Kim Frum. Po bëjmë hulumtime dhe testime si pjesë e përpjekjeve tona për të operuar një klasë të ardhshme të automjeteve që do të inkorporojë teknologji të re. 

Kamionët do të udhëtojnë në shumë vende të SHBA dhe do të kalojnë nëpër Arizona, New Mexico dhe Teksas. Qëllimi është të eliminojë nevojën për një shofer, duke liruar iu ardhur në ndihmë transportuesve të ngarkesave të cilët përballen me kufizimet e një mungese të përkeqësuar të shoferëve. 

Shoqatat Amerikane e Kamionëve të Transportit vlerësojnë një mungesë prej 174,500 shoferëve deri në vitin 2024, për shkak të një fuqie punëtore të plakur dhe vështirësisë për të tërhequr shoferët më të rinj.


Më të lexuarat