
Shkallet me te vecanta ne bote!
Në kohën kur arti i rrugës gradualisht është duke u pranuar si një formë legjitime dhe e mrekullueshme e artit nga gjithnjë e më shumë njerëz, artistët e rrugës vazhdojnë të hulumtojnë mënyra të reja të shfrytëzimit të sipërfaqeve publike për të bërë art të bukur mbi to.
Shumica e këtyre veprave mund të çmohen vërtetë vetëm kur shihen nga një pikë e caktuar e favorshme. Ato mund të duken sikur dikush i ka spërkatur me ngjyrë gjatë ngjitjes nëpër to, mirëpo vizioni i plotë i artistit mund të shihet vetëm nëse shikohen nga poshtë.
Sigurisht se jo të gjitha prej tyre formojnë një imazh të plotë, disa janë thjesht dekorime me ngjyra që e bëjnë lagjen një vend më frymëzues.
Shumica e këtyre veprave janë krijimtari e pjestarëve të komunitetit të lagjes, ku ky i fundit kudo në botë është duke e pranuar gjithnjë e më shumë këtë lloj arti, raporton BoredPanda.
Kur shkallët Ylber në Turqi janë pikturuar për herë të parë nga qeveria lokale, komunitetet në afërsinë shenjë solidarizimi me këtë veprim kishin pikturuar hapat e tyre. Shkallët mozaik në San Francisko ndërkaq, janë punuar nga më shumë se 300 banorë lokal nën drejtimin e kujdesshëm të disa artistëve.
Këto shkallë si piano të shumëngjyrtandodhen në Bejrut të Libanit dhe e bën vizitorin të magjepset që me shikim të parë.
Kjo origami shkallësh të dekoruara mund të gjendet në Angers të Francës dhe të lë një përshtypje magjike.
Këto shkallë duken pak a shumë si një tortë e shijshme e shumëngjyrtë. Ato ndodhet në Wuppertal të Gjermanisë. Përveç ngjyrave të ndritshme që ju shihni në këto shkallë, fjalët motivuese gjithashtu shfaqet anash shkallëve.
Ky art tradicional me lule që ju shikoni më lartë është arti tradicional i Iranit dhe duke u nisur nga fakti që shkallët nuk janë të dukshme, muri i shkallëve është dekoruar me lule. Rezultati është në të vërtetë një mrekulli për t’u parë.
Këto shkallë në këtë model të bukur gjeometrik që shihni në foton e mësipërme janë simbol i paqes në Siri
Kjo shkallë në Sicili është shënuar si një nga shkallët më klasike në histori. Ajo është ndërtuar në fund të 1608 dhe në qoftë se ju e shikoni nga afër, do të vëzhgojnë punën e mahnitshme të bërë për t'i dhënë pamjen e përgjithshme të një trëndafili me gjethet jeshile.
Përsëri, një nga idetë më të medha krijuese. Kjo shkallë është e vendosur në Seul të Koresë së Jugut.
Kjo është një nga shembujt e artit publik, dhe u desh një pune e qindra artistëve për të bërë këtë pjesë. Në thelb, kjo shkallë e shumëngjyrtë është produkt i pllakave e mozaikëve të ndryshme që ishin të vendosur së bashku për të arritur këtë pamje magjike të përbërë nga objekte të ndryshme në ngjyra dhe miniaturë. Kjo është një nga shkallët më tërheqëse dhe më të bukura që ju do të keni parë ndonjëherë.
Ashtu si karnavalet e famshme të Rios, qyteti i cili është i famshëm në mbarë botën për ngjyrat e ndryshme që ka, kjo shkallë në Rio de Janeiro, Brazil, është një nga vendet më të njohura të qytetit.
Ky portret mbulon të gjitha shkallët dhe është i pranishëm në Rio de Janerio.
I vendosur në Morlaix të Francës, ky portret është pikturuar më së miri në të gjitha detajet dhe ngjyrat.
Një tjetër portret i famshëm i artit është krijuar në Muzeun e Artit në Filadelfia. Ky portret i Dali në një nga shkallët e Filadelfias ekspozon një pjesë arti.
Kjo shkallë e ylbertë në Stamboll të Turqisë na tregon se grupe të ndryshme të ngjyrave janë të mjaftueshme për krijimin e magjie të tërë për sytë.
Nuk është e nevojshme për të pikturuar një shkallë të tërë. Vetëm disa modele gjeometrike me ngjyra në skajet e shkallëve janë të mjaftueshme për të paraqitur një efekt interesant. Kjo shkallë në Bejrut të Libanit është përshkrim piktoresk ilustrimi.
Më të lexuarat








