Secondary Adv

Divane shumengjyreshe dhe minimaliste, trendet e 2015!

Share on Google+

 

Trendet e divaneve dhe kolltuqeve për 2015 do të jetë më me vlerë, për të treguar modernizmin e jetës. Krahasuar me dizajnin e mëparshme të divaneve, në 2015 ato vijnë më me guxim, me më shumë zgjedhje dhe ngjyra.  Megjithatë, kjo nuk do të ndryshojë një qind për qind, por do të ketë një kompletim në pamjen e dizajnit të mëparshëm të divanit.

 


Nëse në 2013-2014 dizajnet kanë pasur një vështrim më bashkëkohor dhe me prirje neutrale në ngjyra, këtë vit dizajnet do të kenë më shumë ngjyra dhe një vështrim minimalsit. Tendenca e  divaneve për 2015 ende mban karakteristika të thjeshtësisë, por ato do të kategorizohen në disa opsione. Bazuar në trendin e ngjyrave të zgjedhur nga konsumatorët përgjatë 2014, në këtë artikull do të gjeni një paraqitje të shkurtër në lidhje me trendin e divaneve për 2015.

 


Ka disa kategori, që ju duhet ti dini për linjën e divaneve për 2015.


Modelet e para janë për ngjyra në të zeze.

 

Përgjatë viteve 2013-2014, publiku adaptoi trendet e reja për ngjyrat e zeza, si modelet më të mira dhe ngjyrat më të pëlqyera tek divanet. Këtë vit e zeza do të ndryshohet në blu, si transformimi risi i saj. Ajo është quajtur si e zeza e re sepse dizajnet e 2015-ës do të japin diçka të freskët dhe me tone më të ngrohta.


Bluja do të jetë edhe më e guximshme në ngjyra më të ngrohta. Ky lloj toni ka një dizajn minimalist. Ai është i përshtatshëm për t’u aplikuar në koleksionin e vjeshtës së këtij viti. Pastaj, ju do të shihni se si kjo ngjyrë do t’i japë mobiljeve tuaja një tjetër hije arredimit tuaj të brendshëm.

Së dyti, thellësia dhe ngrohtësia e ngjyrave janë gjithashtu trendet e 2015.

Tonet natyrore dhe sa më natyrale do të jenë të pranishme pothuajse në të gjitha modelet e divaneve për ketë vit. Ngjyra si e kafja, ngjyrë krem dhe e bardha do t’i japë një tjetër transformim shtëpisë suaj.

 

Së treti,ngjyra e gjelber


Nëse hedhim një vështrim për prirjet e ngjyrave këtë vit, ajo që do të dominojë si ngjyrë kryesore përgjatë gjithë 2015 është e vendosur në disa kategori, ato janë; “kopshtet sekrete”, të cilat do të sjellin ngjyra të gjalla me hije në të gjelbër. Ngjyrat e freskëta si , jeshilja dhe kombinimi i saj me ngjyra romantike bashkëkohore dhe ngjyrave të thjeshta do të jenë sinonimi i këtij viti. Ngjyra e gjelbër mund të jetë frymëzimi juaj për sezonin e 2015, për të dekoruar ambjentin tuaj të brendshme në një dizajn minimalist bashkëkohor.

 


Tjetër tendencë është ngjyra detare aqua ose sikurse njihet ndryshe “aquamarine”. Kjo është prirje e ngjyrave i referohen elementit natyror të detit. Edhe vitin e kaluar shumë njerëz dekoronin shtëpine me elemente të ngjyrave të detit.

 


Kjo ngjyrë është e përshtatshëm edhe për këtë vit. Kjo blu detare është e kombinuar me gri dhe ngjyrë të bruztë për të rritur dizajnin minimalist tek divanet. Trendet e ardhshme të mobiljeve për 2015-ën do të kenë ngjyra të pastëra klasike. Kjo ngjyrë do t’ju japë një vështrim elegant dhe modern, larg stilit të sofistikuar dhe tepër të ngarkuar. Në këtë rast, ngjyrat dhe elementët metalike ende ekzistojnë për të treguar dekorin minimalist por më modern.


Më të lexuarat