Secondary Adv

Uber prezanton stacionet futuristike te taksive ajrore

Share on Google+

Uber ka zbuluar imazhe të konceptit futuristik për Skyports, të cilat do të shërbejnë si stacione ku udhëtarët mund të marrin shërbimin e taksive fluturuese të firmës.  

 

Këto 'aeroporte' mund të lidhen me ndërtesat ekzistuese dhe do t'u mundësonin njerëzve të hipnin dhe të zbrisnin nga mjetet fluturuese të Uber Air. 

Kompania e udhëtimit është duke punuar me zhvilluesit e pasurive të paluajtshme dhe qytetet për të instaluar portet, të cilat janë të ngjashme me vendin ku ulen helikopterët, në krye të blloqeve të parkimit dhe strukturave të tjera të përdorura. 

Koncepti i një prej kompanive, i quajtur CitySpace, përbëhet nga katër komponentë, zona për ulje dhe ngritje, ashensorë dhe zona e nisjes. Pasagjerët pasi të lënë makinat e tyre do të ngjiten deri në krye të CitySpace, ku një taksi fluturuese do të jetë duke pritur për ta. 

 

Ndërsa imazhet janë ende koncepte, nuk do të zgjasë shumë deri sa ato të bëhen realitet. CitySpace mendohet nga kompania se mund të ngrihet në Dallas dhe Los Anxhelos duke filluar që nga viti 2023. Këto ndryshime të shpejta që po ndodhin në zonat urbane po përshpejtojnë ndryshimet dramatike në mjedisin e ndërtuar të qyteteve. 

 

Gjithashtu projektuar me Los Angeles në mendje, Skyport SHoP është krijuar për të trajtuar 72 udhëtime me Uber Air në orë.


Më të lexuarat