Firma britanike Gridserve parashikon zëvendësimin e stacioneve të karburantit me stacionet me panele diellore që kanë 24 hapësira ngarkimi për automjetet elektrike.
E para nga më shumë se 100 stacione me energji diellore që do të ndërtohen në Britani të Madhe është inaguruar këto ditë. Versione të së ardhmes do të gjenden përgjatë rrugëve më shumë të frekuentuara për të lejuar që shumica e automjeteve elektrike dhe hibride të ngarkohen plotësisht në më pak se 30 minuta.
Disa makina më të vogla me ngarkim me shpejtësi të lartë mund të karikohen plotësisht në vetëm dhjetë minuta, pretendojnë zhvilluesit. Sallat në stilin e aeroportit do të ndërtohen si pjesë e projektit prej 1 miliardë dollarë, për tu mundësuar udhëtarëve dyqane, tualete dhe kafene për të kaluar kohën teksa makinat e tyre të furnizohen.
Qeveria pretendon se të gjitha makinat e reja të benzinës dhe naftës do të jenë pa emisione deri në vitin 2040, por kritikët e kanë quajtur këtë afat tepër ambicioz. Makinat elektrike përbëjnë vetëm një për qind të të gjitha automjeteve rrugore, por ka përpjekje për të krijuar infrastrukturë të projektuar për të bërë pronësinë e një makine elektrike më pak të vështirë.
Gjenerata e fundit e automjeteve elektrike është e mrekullueshme dhe e gatshme për adoptim të zakonshëm, por shoferët vazhdojnë të shqetësohen nëse apo ku mund të ngarkohen, sa kohë do të marrë dhe gjithashtu se sa do të kushtojë. Brenda pesë viteve ne planifikojmë të kemi më shumë se 100 stacione në përdorim, me secilën të mbështetur nga energjia diellore dhe ruajtja e baterive.
Kjo infrastrukturë do të përshpejtojë revolucionin e automjeteve elektrike, do të shërbejë në rrjet dhe do të ndihmojë Mbretërinë e Bashkuar për të përmbushur objektivat e ndryshimeve klimatike si dhe pastërtisë së ajrit. For me teper informacion lexoni ne faqen zyrtare Gridserve.