Secondary Adv

Debora artificiale mund te shpetoje akullnajat nga shkrirja

Share on Google+

Shkencëtarët kanë zbuluar se nëse përdorin dëborë artificiale, mund të ndalojnë shkrirjen e akullnajave dhe si rrjedhojë rritjen e nivelit të detit dhe përmbytjet në mbarë botën.   

 

Shkrirja e akullit në Antarktikën Perëndimore mund të shpëtohet nga rrëshqitja në oqean duke e mbuluar atë me trilionë ton borë artificiale. Shkencëtarët thonë se kolapsi i shtresës së akullit do të kërcënonte shumë qytete, përfshirë Nju Jorkun, Kalkutën, Shangai dhe Tokio me përmbytje katastrofike. 

 

Kjo mund të parandalohet duke pompuar ujin e oqeanit mbi skajet ose rajonet bregdetare të shtresës dhe pastaj duke e kthyer atë në borë që do të parandalonte shkrirjen. Duke përdorur një model 3D, studiuesit artificialisht kanë rritur dëborën në këto rajone bregdetare në një kompjuter. 

 

Ata gjetën se kjo sasi e madhe e dëborës mund të shtyjë fletën e akullit drejt një regjimi të qëndrueshëm, sepse rritja në lartësinë e sipërfaqes së akullit në mënyrë efektive stabilizon shtresën. Në simulime, kjo çon në një rënie në nivelin e detit prej dy deri në pesë centimetra, duke supozuar se uji për borën është marrë nga oqeani, sipas studiuesve. 

 

Projekti do të ketë nevojë për performanca të jashtëzakonshme të inxhinierisë, duke përfshirë instalimin e disa mijëra turbinave me erë në rajon për të fuqizuar projektin ambicioz. Ka të bëjë me metropolet globale, nga Nju Jorku në Shangai, të cilat në afat të gjatë do të jenë nën nivelin e detit nëse nuk bëhet asgjë, u shphreh një prej studiuesve. 

 

Simulimet tregojnë se një minimum prej 7.400 gigatonë dëborë artificiale të aplikuara gjatë 10 viteve do të kërkohej për të stabilizuar fletën e akullit. Por simulimet nuk përfshijnë ngrohjen e oqeanit dhe atmosferës për shkak të ndryshimeve klimatike, ose thyerjes në shtresën e akullit të shkaktuar nga ngrohja atmosferike në të ardhmen, të cilat mund të ndikojnë në kolapsin e akullit. 


Më të lexuarat