
Hapet në qershor frigoriferi me i madh ne bote!
Epo që të ndërtohej edhe një frigorifer super gjigand kjo nuk ishte degjuar deri më tani! Por nëse jetoni në rajonin e Richland në Amerikën e Veriut mund të pyesin veten se çfarë është ajo gjëja e madhe që është duke u ndërtuar në veri të qytetit.
Objekti që po ndërtohet është kryesisht në ngjyrë të bardhë dhe me korniza çeliku ngjyrë blu, por po tërheq shumë vëmendje. E pra, pyesin veten se shumë shpejt ajo ndërtesë do të jetë depoja më e madhe frigorifer në Amerikën e Veriut, gjithashtu do të jetë edhe frigoriferi i automatizuar më i madh në të gjithë botën.
Ndërtesa do të jetë 35 metra e larte dhe rreth 420 metra katrorë, kjo do të thotë se kur të hapet në qershor zyrtarisht do të jetë frigoriferi i madh në botë i automatizuar dhe depoja më e madhe ngrirëse në rajonin e Amerikës Veriore.
Ndërtesa ka kushtuar në total 105,679,250.00 euro. E tërë ndërtesa do të jetë e mbuluar me mijëra panele metalike me një gjatësi 12 metra secila dhe të gjëra rreth 1.2 metra.
Kompania që po e ndërton këtë kapanon ngrirës është Victory Unlimited Construction dhe zëvendës president i saj ka deklaruar se “Ajo nuk është si ndërtesat konvencionale ku ju do të shihni shtylla dhe shufra çeliku. Tek kjo ndërtesë muret janë të mbështetura në rafte metalike, kulmet po ashtu.”
Ndërtesa do të jetë shtëpi për tre frigoriferë ngrirës 9.6m² dhe secili prej tyre do të ketë parametrat ngrirëse deri në 10 gradë, po ashtu ato mund edhe të rregullohen. Ka gjithashtu hapësirë të mjaftueshme për të vënë edhe një tjetër ngrirës 9.6 metra katrorë nëse është e nevojshme.
Në një vit në këtë ndërtesë do të qarkullojë rreth 2.7 miliard euro ushqime. Ajo është në gjendje të mbajë mbi 273 milion euro ushqime në çdo kohë që mund të ruhet në 110.000 arka. Secili nga ngrirësit e mëdhenj do të punojë automatikisht dhe vetëm nëse ka nevojë për mirëmbajtje do të ndërhyhet, pra vetëm nëse është e nevojshme.
Frigoriferi i madh mund të përdoret për ruajtjen e ushqimeve të ngrira duke përfshirë mishin, frutat perimet, ushqimet e gatshme dhe do të jetë e hapur 24 orë në ditë në sajë të punëtorëve që do të punojnë me turne 12 orëshe.
Për ta ndërtuar këtë ndërtesë punojnë rreth 250 punëtorë dhe rreth 134 njerëz të tjerë janë të punësuar nga rajoni lokal. Së bashku me të qenit frigoriferi më i madh i automatizuar në botë ndërtesa gjithashtu përmban një zonë për administratën. Kjo ndërtesë është dy-katëshe dhe ka një sallë pritjeje për punëtorët.
Objekti do të ketë në shërbim të saj 35 hyrje e dalje për kamionët, nga të cilat 18 hyrëse dhe 17 dalëse. Ndërtesa pritet të jetë në gjendje që të plotësojë nevojat për 30 deri në 40 makina në ditë.
Më të lexuarat








