Secondary Adv

Zbulohet nje shtrese e re superviskoze ne brendesi te tokes

Share on Google+

Është zbulur një shtresë e re “superviskoze” në mantelin e tokës. Zbulim i madh do të mund të shpjegojë pse disa pjesë nga pllakat tektonike të tokës fundosen dhe ngecin në një thellësi prej  1.500 km nën tokë. Zbulimi gjithashtu mund të shpjegojë pse tërmetet ndodhin thellë brenda Tokës, duke sugjeruar se brendësia e saj është me e nxehtë se sa mendohej më parë.

 


Hulumtimi është kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Utah-it nga minerale të nxjerra, si për shembull diamanti duke e vendosur më pas atë në kushte si të brendësisë së Tokës.
Edhe pse ende nuk ka njohuri të plota për ndërtimin e brendshëm të Tokës është pranuar ndarja e ndërtimit të brendshëm të saj në tri mbështjellje apo gjeosfera: Korja e Tokës ose litosfera, mbështjellsi i bërthamës ( ose manteli) dhe bërthama e Tokës. Litosfera, paraqet mbështjellësin e jashtëm të ngurtë me trashësi mesatare afro 70 km.


Mbështjellsi i Bërthamës shtrihet ndërmjet korës se tokës dhe bërthamës , quhet ndryshe eshe “Mantia”, që në greqisht do të thotë veshje e jashtme. Prej litosferës e ndanë shtresa “Moho”, në të cilën rritet dendësia e materies, temperatura dhe shtypja atmosferike. Bërthama e Tokës shtrihet në brendësi të Tokës, që fillon në thellësi 2900 km më një rreze 3500 km. Supozohet se bërthama përbëhet nga dy pjesë, nga bërthama e brendshme dhe bërthama e jashtme.

 


Ndërsa shtresa e re e zbuluar është në një rajon “superviskoz”, ku lëngjet janë nën një presion intensiv jashtëzakonisht të ngurta. Në eksperimentet laboratorike, studiuesit gjetën një mineral të bollshëm në mantel të quajtur ferropericlase, i cili filloi të rritet nën presionin e forcave që gjenden në thellësi të tokës, rreth 660km. Në thellësinë prej1.500 km kjo forcë u rrit tre herë. Kjo u realizua për të simuluar se si sillet me një tjetër mineral në të njëjtin nivel.
Për të dhënë një perspektivë më të afërt për këtë studim mund ta krahasojmë atë me shkallën e dytë të Paskalit për vizkozitetin e ujit, që është 0,001, gjalpit të kikrikut që është 200 apo të shtresave të ngurta të mantelit që e kanë vizkozitetin 1.000 miliardë.


“Rezultati ishte emocionues,” tha Dr Lowell Miyagi, një profesor asistent i gjeologjisë dhe gjeofizikës në Universitetin e Utah-it.
“Kjo rritje e viskozitet mund  të shkaktojë zhytjen e pllakave tektonike (ato që lëvizin nën njëra-tjetrën) për tu zhvendosur- të paktën përkohësisht - rreth 930 kilometra nëntokë. Në fakt, imazhet e mëparshme sizmike tregojnë se shumë pllaka duken sikur bashkojnë rreth 930 kilometra, duke përfshirë ato Indonezisë dhe Amerikës së Jugut me bregdetin e Paqësorit. Ky vëzhgim ka pasur mëdyshje për sizmologët për mjaft kohë”.
Dr Miyagi shtoi se bllokimi dhe humbja e qëndrueshmërisë së pllakave nga fundosjet për shkak të kësaj shtrese të ngurtë në mantel mund të shpjegojë disa nga tërmetet  më të rënda të ndodhura deri më tani.

 


Dr Miyagi tha gjithashtu se pjesa e ngurtë e sipërme e mantelit mund të shpjegojë magmën e ndryshme që shihet tek vullkanet që ndodhin në tabanin e oqeanëve. Korja e e ricikluar dhe manteli i pllakave të vjetra përfundimisht del në sipërfaqe të tabanit detar gjatë shpërthimeve vullkanike dhe krijon ato që quhen kreshta mes-oqeanike. Magma me këtë material të ri del si pasoje e zhvendosjes . Por në vullkanin e ishullt të Hawait, i krijuar nga një pikë e nxehtë në thellësi të shkëmbinjëve pjesërisht të shkrirë, magma është lloji më i vjetër, nga burimet më të thella dhe më pak të përziera.


Dr Miyagi tha shtresa e trashë në mantelin e poshtëm të tokës mund të jetë ajo që ndan burimet e të dy magmave të ndryshme që furnizojnë vullkanet.
Shkencëtarët besojnë se temperatura mesatare dhe presioni në thellësinë 660km, në pjesën e sipërme, në kufi me mantelin është 1540 ° C dhe 235.000 herë më shumë se presioni atmosferik në sipërfaqe të Tokës. Sipas Dr Miyagi shtresa e sapo zbuluar në brendësi të tokës ndodhet rreth 1.500 km thellë, ku temperatura mesatare llogaritët 2150 ° C dhe presioni është 640.000 herë më shumë se presionin i ajrit në sipërfaqe të Tokës.


Zbulimi ishte një surprizë për të gjithë sepse studiuesit besonin se më parë viskoziteti dhe presioni nuk ndryshonte në krahasim me ato në brendësi të planetit. Simulimet e studimit gjithashtu përcaktojnë se vetëm në 660km në brendesi të tokës ndodhet  viskoziteti i lartë, atje ku pllakat fundosen më lehtë dhe manteli bëhet më pak i ngurtë.


“Toka ka shumë shtresa, ashtu sikurse një qepë,” thotë Dr Miyagi. Shumica e shtresave i kemi përcaktuar në bazë të mineraleve që janë të pranishme. Në thelb, ne kemi zbuluar një shtresë të re. Kjo shtresë nuk është e përcaktuar nga ana e mineraleve të pranishme, por nga forca e këtyre mineraleve.”


Më të lexuarat