Vit pas viti disa prej vendeve më të njohura në të gjithë botën dhe ekosistemet e tyre rrezikojnë të zhduken për shkak të kushteve të caktuara natyrore.
Mijëra specie indigjene, habitatet, ishujt dhe malet janë në rrezik për disa dekada tani, mbase, duke i shtyrë udhëtarët të duan të vizitojnë sa më shumë prej këtyre vendeve, për të mos humbur eksperiencën.
Kjo për shkak të kushteve natyrore, ku më kryesorja mbetet ngrohja globale, me ndryshimin e temperaturave që sjellin rrezik për këto habitate. Ne kemi përzgjedhur 10 nga vendet e para që duhet të vizitohen para se të zhduken.
1 Alaska, SH.B.A.
Shteti më i madh dhe më verior i SHBA dhe shtëpia e malit McKiney,Alaska vjen në krye të listës tonë të vendeve të ekspozuara ndaj ndryshimeve klimatike.
2 Antarktidë
Klima e lindur më e thatë dhe më e ftohtë e shoqëruar me mbinxehjen atmosferike të ditëve të sotme ka qenë arsyeja për ndryshimin e habitatit natyror në kontinentin më jugor, Antarktidën.
3 Alpet Evropiane
Arsyeja se pse Alpet Europiane rrezikojnë zhdukjen, konsiston në një lartësi relativisht të vogël të maleve në krahasim me ato të shpërndara në kontinentin verior.
4 Mali Kilimanxharo, Tanzania
Mali evokues i Kilimanjaro duket të jetë po aq i ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike mbizotëruese globale.
5 Ishujt Galapagos, Ekuador
Terrenet e sheshtë janë njësoj të prirur ndaj ekspozimit të rrezikut për shkak të rritjes së vazhdueshme të nivelit të ujit dhe ndryshimeve klimatike.
6 Parku Kombëtar Joshua Tree, Shtetet e Bashkuara
Një tjetër destinacion i rrezikuar është Parku Kombëtar Joshua Tree në Kaliforninë Jugore.
7 Madagaskar
Madagaskari në brigjet lindore të Afrikës ka qenë gjithashtu viktimë e ndryshimeve në ekosistem, si dhe prerjes së pyjeve gjatë dekadave të kaluara.
8 Great Barrier Reef, Australi
Biodiversiteti natyror megjithë tërheqjen e mijëra turistëve rrezikon të zhduket.
Deti i Vdekur, Izrael
Destinacioni tjetër që rrezikohet së shpejti është Deti i Vdekur duke u bashkuar me lumin e famshëm Jordan.
Maldivet
Duke përbërë një bollëk ishujsh, ky vendpushim me bazë Oqeanin Indian ofron shtrirjen më të ulët të terrenit.