
E keni menduar ndonjehere se cfare pune do te beni ne 2030?!
Insituti “Canadian Scholarship Trust Plan”, identifikoi zanatet e mundshme që mund të bëjmë pas disa viteve. Bëhet fjalë për profesione që sot në shumë raste nuk ekzistojnë por që me sa duket, do të mund të zhvillohen krah evoluimit të teknologjive moderne.
E nëse robotët zënë vendin e njeriut në punët e sotme, domosdoshmërisht njerëzit do të specializohen në sektorë të tjerë. Mund të jeni konsulent i energjive të rinovueshme, të specializoheni në energji diellore, të jeni një inxhinier që transformon mbeturinat në materiale të reja etj. Nëse jeni duke kërkuar për punën e ëndrrave tuaja, këtu janë disa mundësi interesante që do na shohin si protagonist në një të ardhme jo shumë të largët që cdo ditë po transformon të ardhen tonë.
Mësues
Mësuesit e vitit 2030 nuk do e zhvillojnë punën e tyre në klasat e mbyllura, por ata do të ndërveprojnë me studentët në vende të hapura në kontakt me natyrën.
Telekirurg
Praktika e telekirurgjisë do të jetë kufiri i vërtetë i së ardhmes. Duke operuar në zonat e largëta, kirurgët do të bashkëpunojnë me instrumentet robotikë në vend të duarve të tyre.
Fermerë - Rewilder
Termi “Fermer”do të jetë vjetëruar. Në fakt roli i “rewilder” do të jetë për të rritur prodhimet ushqimore në sera, në formë grataçelash.
Lokalizues
Lokalizuesit në 2030 do të jetë të nevojshëm për lagjet e vogla dhe për bizneset. Ata do të gjejnë dhe do të përdorin atë që është në dispozicionin e tyre brenda një distancë të afërt.
Inxhinier i burimeve të rinovueshme
Projektet e së ardhmes do jenë të projektuara dhe zhvilluar falë projekteve të mëdha të erës dhe shfrytëzimit të energjisë së detrave, por jo vetëm.
Riciklues mbeturinash
Po, në të ardhmen ne do të zhvillojmë dizanjerin e plehrave, diçka themelore për të siguruar funksionet e pasriciklimit.
Inxhinier i emergjencave
Inxhinieri i së nesërmes do të jetë në gjendje të marrë masa për zbatimin e objekteve të përkohshme për njerëzit në situata të jashtëzakonshme, ndoshta si pasojë e një fatëkeqësie natyrore, konflikteve të armatosura ose një epidemie që mund të ndodhë.
Konsulent robotike
Robotët do të luajë një rol thelbësor në dhënien e kujdesit dhe shërbimeve të përditshme, shumë më tepër se sot.
Zhvillues lojrash
Ndryshe nga programuesi aktual i videolojrave, ai do të shtojë logjikën e videolojrave në punët e përditshme. Mund të bëhen lojra me doktorë, terapistë apo psikologë që do ndihmonin njerëzit të përmirësonin jetën e tyre.
Terapisti për fundin e jetës
E mbyllim këtë listë të punëve të së ardhmes me një zanat vërtet të veçantë. Në 2030, do të jetë dikush që do të planifikojë fazat e fundit të jetës së një personi, ashtu siç planifikohen edhe studimet, puna apo pensioni.
Magazinier
Magazinieri do të punojë për të vënë në mënyrë të rregullt mallrat, në hyrje dhe dalje të kompanive. Majde ai do të jetë edhe shumë i shkathët! Emërtimi “i shkathët” i referohet zinxhirëve të furnizimit në gjendje t’i përgjigjet sa më shpejt dërgesës te klienti.
Arredues i brendshem - “Nostalgjik“
Nostalgjikët do të jenë interior designer (arredues të brendshëm) të specializuar në krijimin e kujtimeve të pensionistëve. Në këtë mënyrë, shtëpitë e të moshuarve në 2030 do të lejojnë që të jetohet në një hapësirë të frymëzuar nga dhjetëvjeçari i preferuar i tyre.
Më të lexuarat








