Secondary Adv

Tendencat per nje shtepi moderne, ja cfare na sjell 2015!

Share on Google+

 

Ditët e ftohta të dimrit po largohen, tashmë duhet të mendoni si ta transferoni shtëpinë tuaj të sinkronizuar me këtë stinë të bukur. Në këtë material do të gjeni disa projekte të thjeshta se si ta mbushni shtëpinë tuaj me një frymë të ajrit të freskët.

 

 

Zbuloni tendencat e nxehta të stinës së pranverës rifreskoni shtëpinë tuaj me krijimtari të lehta dhe të thjeshta për tu realizuar. Këtu do të gjeni ngjyra të ndritshme, modele energjik, dhe motive të gjalla të stinës së pranverës për shtëpinë tuaj.


Idetë bashkëkohore për dekorimin e hapsirave të brendshme në shtëpi janë të shumta, por në qoftë se keni pretendime për një jetesë të mirë, pikësëpari duhet që të siguroheni që keni një vend qëndrim të mirë për të banuar në mënyrë që të relaksoheni pas kthimit në shtëpi. Dekorimi i shtëpisë është një ëndërr jetike për cdo person.Më poshtë mund të shikoni disa ide vërtet interesante për një arredim sa më perfekt të shtëpisë. Për një dekor delikat në shtëpi ka një numër të madh ideshë kreative shumë efektive.

 


Së pari, ajo që është e edhe më e rëndësishmja, është që shtepia të paraqesë dhe portretizojë një skemë ngjyrash që mund të përshkruajë temën dhe dekorimin e dhomave. Muret janë thelbësore, ndoshta ju mund të vendosni letër murale në to. Vendosni edhe disa mobilje të ngjashme më dekorin e mureve ose ato që pëlqen familja juj, si për shembull elektroshtëpiake me dekor, tenxhere me lule apo një tavolinë të bukur kafeje.

 


Arredimi bashkëkohor kërkon punë dhe mund, por thjesht me disa ide kreative ju mund ta shëndërroni shtëpinë tuaj në një ambjent të këndshëm, gjithashtu edhe mjaft modern. Për dekorime bashkëkohore moderne në shtëpi, ju gjithashtu duhet të vendosni mobiljet më të përshtatshme për hapsirat tuaja në shtëpi. Ato përcaktojnë dhe i japin një pamje më të mirë të shtëpisë.  Një gjë shumë e rëndësishme për artin modern të dekorimit në shtëpi është këndi dhe pozicionimi. Vendi i mobiljeve në një kënd më të mirë është një hap i madh dhe e transformon totalisht shtëpinë.


Ngjyra e gjelber


Nuancat e ngjyrës së gjelbër janë të përsosura për dekor të brendshëm; ngjyra e gjelbër do të bëjë çdo dhomë të duket më e madhe dhe më e lehtë.
Ngjyra e gjelbër është e përkryer për relaksim, kështu që nëse ju e pëlqeni këtë ngjyrë ju mund të bëni disa ndryshime në shtëpinë tuaj dhe të shtoni disa mobile ose detaje të dekorimit të gjelbër dhe gjithashtu ju mund të dizajnoni një prej mureve po në atë ngjyrë. Shikoni fotot e mëposhtme dhe do të frymëzoheni nga kjo ngjyrë e bukur dhe reklaksuese.


Natyra vjen si frymëzim dominues përgjatë 2015


Për 2015 tendencat nga të cilat mund të merrni frymëzim kanë si protagoniste natyrën. Ngjyrat dhe zgjedhja e pëlhurave anojnë drejt toneve që gjenden jashtë qytetit, në fshat, në mal, në det.


Ngjyrat e 2015


Ngjyrat e 2015 për arredimin e shtëpisë do te anojnë tek kafeja dhe tonalitetet jeshile duke kaluar tek portokallia dhe boje qielli. Këto ngjyra te kujtojnë lidhjen me natyrën, me token, ajrin, bimët, ujin. Alternative e kësaj zgjedhjeje është “total ëhite”, e bardha absolute, protagonistetashme prej disa vitesh ne gjendje te bej magjike atmosferën ne çdo arredim.


Modele gjeometrike dhe lulesh në cdo mobilje dhe dekor

 

Pëlhurat dhe letrat e murit te propozuara per 2015 do te karakterizohen nga stampa gjeometrike te viteve 60’-70’apo nga stampa me lule e zgjedhur edhe nga “fashion designer” për disa stile veshjesh.


Materialet


Materialet nuk janë ndër elementët më të thjeshtë për të modifikuar shtëpinë, por për te ristrukturuar shtëpinë tendencat e 2015 imponojnë kthimin e natyrës, kështu që keni një rrugë të lire për përdorimin dhe futjen  e gurëve natyrale në shtëpi, materiale prej druri të llojeve të ndryshme dhe divane me lëkurë, poltrona dhe ulëse në përgjithësi.


Stili minimal


Thonë se stili protagonist për 2015 do të jetë sërish ai minimal që ka bërë për vetë shumë njerëz prej vitesh. Përbërës arredimi i pastër ku çdo gjë është në vendin e vet dhe pa harruar materiale si druri me një efekt ngrohtësie dhe mikëpritjeje që i jep shtëpisë.


Tendencat e stili country dhe shabby chic

 

Përveç stilit minimal, është gjithmonë i pëlqyer edhe stili country por edhe ai shabby chic. Të dyja stilet qëndrojnë në linjë me natyrën me ngjyrat e saj dhe me materialet por duke i dhënë mundësinë që stili minimal nuk dhuron, atë për të luajtur me dekoracionet.


Më të lexuarat