Secondary Adv

Ja 10 arsyet pse njerezit po i afrohen pavdekshmerise

Share on Google+

Sëmundjet dhe mosha e jetëgjatësisë po rritet cdo dite e më shumë. Avancimi i teknologjisë po i shtyn kufijtë e mjekësisë moderne çdo ditë. Njerëzit jetojnë më gjatë dhe gjithnjë e më shumë po zbulohen mënyra të reja jo vetëm për të vonuar vdekjen, por për ta bërë moshën e vjetër më të kënaqshme. Ne po afrohemi me shpejtësi në pikën ku mund të shmangim vetë një aksident si edhe të jetojmë më gjatë.

 

10. Lufta është drejt fundit

 

Bota kurrë nuk ka qenë më e sigurt. Në SHBA, nivelin i krimit është ulur në dekadën e fundit. Ne priremi për të parë dhe dëgjuar shumë më shumë kur këto lloje krimesh ndodhin, por kjo ka të bëjë më shumë me shpejtësinë dhe mbulimin e medias sot, se sa me numrin e krimeve që ndodhin. Bota nuk ka qenë më parë më e qetë. Numri i luftërave (dhe viktimave të luftës)sot janë më të ulta në zonat aktive luftarake. Ashtu si me krimin e brendshëm, ne shohim shumë publicitet që rrethon aktivitetin ushtarak, por shifrat tregojnë se lufta është trend në rënie.

 

9.Kartelat shëndetësore do të jenë universale

 

Së fundmi komunikimi dixhital është duke u integruar me mjekësinë moderne. Tani nuk duhet të shqetësoheni nëse farmacistët e lexojnë apo jo recetën e pacientët. Kjo falë kartelave mjeksore elektronike ose EHR, të cilat mundësojnë që cdo e dhënë e jona si për shembull, pesha, gjatësia, alergjitë ndaj ilaceve, historiku mbi sëmundjet e familjes janë në dispozicion që të kujdesen për ne. Jo vetëm që EHR kanë zëvendësuar shënimet e vjetra me stilolaps dhe letër por ju kursejnë kohë në plotësimin e recetave duke i dhënë cdokujt njohuri për të dhënat jetësore.


8.Sëmundjet vdekjeprurëse mund të parandalohen


Këtë dekadë, sëmundjet ngjitëse si Ebola kanë zënë vend në faqen e parë të gazetave, por ky nuk është rreziku kryesor që ne duhet të jemi të shqetësuar. Një e pesta e të gjitha vdekjeve në Amerikë vjen për shkak të mbipeshës. Shpërthimet e sëmundjeve janë të frikshme, sepse në shumë mënyra, ato janë përtej kontrollit tonë, por menaxhimin i peshës dhe një mënyrë jetese e shëndetshme janë shumë më të menaxhueshme. Kjo është arsyeja pse shëndetësia është duke bërë një ndryshim nga trajtimi i simptomave, duke u fokusuar në parandalimin e tyre.


7.Makinat vetëdrejtuese

 

Parandalimi nuk është vetëm një çështje për të luftuar sëmundjet. Më shumë se një milion njerëz vdesin në aksidentet automobilistike çdo vit, zakonisht për shkak të gabimit njerëzor. Udhëtimi me makinë është bërë shumë i rëndësishme për jetën tonë, kështu që ky aktivitet i përditshëm është bërë aq normal sa ne nuk jemi në gjendje as të mendojnë atë si një rrezik. Kjo është arsyeja pse inxhinierët, hartuesit e ligjit, dhe shkencëtarët po punojnë për të zhvilluar makina me vetëdrejtim. Për të ndërtuar një autostradë plotësisht të automatizuar duhen disa vite pavarsisht se tashme është një realitet. Ndërsa Britania e Madhe i ka dhënë OK futjes në treg makinave robot të cilat do të jenë me vetëdrejtim.

 

6.Interneti

 

Informacioni është një mjet i fuqishëm për të luftuar sëmundjen. Ashtu sikurse internetit vazhdon të rritet dhe sofistikohet në përmasa të mëdha, bëhet një burim i madh për të marrë informacion dhe shpëtuar jetën. Lufta globale kundër HIV dhe AIDS ka përfituar tashmë nga fushatat e mediave sociale për të rritur ndërgjegjësimin, përmirësimin e higjienës si dhe uljen e sjelljeve të rrezikshme për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Media sociale nuk është e vetmja mënyrë për të cilën internetit është duke dhënë informata të rëndësishme rreth botës. Ashtu sikurse sistemet e EHR, këto informacione mund të vijnë online me një standard ndërkombëtar për etiketimin e sëmundjes të njohur si ICD-10. Duke zbatuar këtë standard, dhe duke e bërë atë dixhital, kombet mund të bashkëpunojmë më mirë dhe të koordinojnë përgjigjet e tyre. Viruset e reja mund të identifikohet më shpejt, dhe të trajtohen.

 

5.Telehealth

 

Duke marrë informacionin e duhur për njerëzit e duhur mund të bëjë një ndryshim thelbësor, ndonjëherë një informacioni i vetëm nuk është i mjaftueshëm. Kjo është arsyeja pse mjekët kanë qenë duke u përpjekur për vite me rradhë, praktikimin e një mjekësi të largët, e njohur gjithashtu si telehealth. Telehealth mund të lejojë çdo gjë që nga konsultimet virtuale po ashtu dhe tek diagnoza, tek kirurgjia që kryhet nëpërmjet robotëve, etj. Edhe në botën e zhvilluar, zonat rurale dhe të largëta mund të vuajnë nga qasja e kufizuar e kujdesit. Mungesa e infrastrukturës shëndetësore mund të jetë në mënyrë të ngjashme vdekjeprurëse, edhe kur kurat dhe trajtimet ekzistojnë. Telehealth, nëpërmjet webit, më në fund mund të sigurojë një zgjidhje.

 

4.Rinia e përjetshme

 

Edhe në qoftë se sëmundja mund të parandalohet dhe aksidentet mund të shmanget, nuk ka shërim për plakjen. Në fakt, shkencëtarët janë më afër se kurrë izolimit të gjeneve përgjegjëse që na cojnë drejt plakjes, duke gjetur një mënyrë për të kufizuar apo edhe ndaluar procesin. Pavdekësia është një ëndërr e vjetër sa vetë njerëzimi, por në sajë të shkencës se fundit gjenetike, shkencëtarët janë optimistë se kanë një kurë aktuale për moshën e vjetër.

 

3. Mjekësia precize

 

Të gjesh një kurë për një kohë të gjatë nuk do të thotë se ajo do të shërojë të gjitha sëmundjet që shqetësojnë njerzimin. Në sajë të një fokus të ri për të personalizuar të Kujdesit Shëndetësor është krijuar mjekësisa precize. Mjeksia merr parasysh detajet se si diagnostikohet gjenetikisht një pacient për të bërë përshkrimin e recetave.


2.Printimi 3D

 

Printimi 3D është një teknologji që po përhapet gjithmonë e më shumë ditët e sotme. Përmes tij mund të printoni objekte tre përmasore në shtëpinë tuaj. Prej vitesh printimi 3D ka qenë një temë mjaft e përfolur, duke filluar nga artikujt e mediave të teknologjisë e deri tek konferencat e bisedat në TED. Printimi 3D mund të jetë teknologjia më revolucionarizuese që ka krijuar njeriu në aspektin e krijimit të objekteve. Për shembull, NASA mund t’i dërgojë në Mars astronautët me një printer 3D. Prej atje ata mund të printojnë gjithçka që u duhet.
Doktorët mund të printojnë organe për një person që ka nevojë për transplant. E njëjta gjë mund të bëhet edhe me mishin, për të zgjidhur problemin e urisë në botë. Janë të gjitha të mundshme me printimin 3D dhe të gjitha mund të ndodhin në një të ardhme të afërt. Printerët 3D gjenden tashmë në treg.

 

1.Globalizimi

 

Udhëtimet moderne, komunikimet, dhe lidhjet në internet e kanë bërë botën më të vogël. Idetë, produktet dhe shërbimet mund të udhëtojnë kudo me shpejtësi të pabesueshme. Ky është modeli i ri ekonomik për botën. Kjo gjithashtu do të thotë se ne të gjithë jemi të varur nga njëri-tjetri. Paraja dhe frika janë dy stimuj të fuqishëm. Në ekonominë e re globale, ato ndërpritet, kështu që kjo është në interesin tonë që të përmirësojmë shëndetin e të gjithëve në mënyrë që të mbajmë tregtinë.  Nëse sëmundjet apo fatkeqësitë natyrore kërcënojnë një vend, ato do të kenë ndikimim madhor edhe në pjesën tjetër të botës. Paratë mund të jetë rrënja e gjithë të këqijave, por gjithashtu ato hapin rrugën drejt shëndetit dhe jetëgjatësisë.


Më të lexuarat