Secondary Adv

galaXsea, anija e pare hapesinore me vela

Share on Google+

Krijuar nga Eugeni Quitllet, galaXsea është anija e parë hapësinore me vela e fuqizuar me energji diellore dhe e shtypur në 3D.         

 

Ky vizion i së ardhmes, ose pikënisja për shumë prej tyre, paraqitet si një platformë për të eksperimentuar kreativitetin në një nivel tjetër, duke e vendosur atë larg nga rregullat e gjithanshme. 

 

Projekti galaXsea, një emër që luan me fjalët galaktikë dhe det, mirëpret vizitorët në hapësirë, artistë, shkencëtarë dhe këdo që është i gatshëm të mendojë të ardhmen, të rrethohet nga bukuria dhe gjithashtu të zhytet në një përvojë unike hapësinore, nga ato që zgjojnë shqisat më të ndjeshme.    

galaXsea u krijua përmes përdorimit të metodës së shtypjes 3D, ku projektuesi imitoi të njëjtin proces që përdor natyra për të krijuar ekzoskelet dhe struktura të tjera si, guaska e kërminjve, si dhe guaskat e detit, nga e vështirë në e butë pa tranzicion fizik. 

 

Në përgjithësi, Quitllet thotë se është një projekt i vazhdueshëm që vazhdon të rritet, me copa unike që mund të gjesh vetëm atje, të dizajnuara në hapësirë ​​për një jetë më të mirë në tokë. 

 

Anija e parë me vela e bërë për në hapësirë është ende në fazën e një projekti por vizioni i projektuesit të saj shfaq një anije e cila lundron përmes hapësirës së pafundme, falë paneleve diellore në vend të velave. 


Më të lexuarat