Secondary Adv

Prezantohet taksia e pare ujore fluturuese

Share on Google+

Nje firmë franceze është shumë pranë vënies në shërbim të flotës së taksive të ujit të quajtura Seabubbles, pas testimit të suksesshëm të prototipit të saj.  

 

Kompania në 2018 testoi autmjetin e saj ujor në një liqen në Gjenevë para se të zhvillonte një provë pesë-javore. E themeluar nga Alain Thébault dhe Andersurfer Anderser në 2017 kompania vendosi një fond prej 3.45 milion euro për projektin. 

  

Automjeti përdor teknologjinë e shpikur nga Thébault për anijen e tij eksperimentale me fuqi lundrimi të quajtur hidroptere, e cila lundroi për herë të parë në 1994. Katër pjesët e kabinës të cilat mbajnë katër persona në heshtje lëvizin përmes dallgëve me një palë pseudo krahë, të zhytur në një kënd prej 45 gradësh, duke e ngritur atë pas disa metrash dhe duke arritur një shpejtësi prej 11 deri 15 km/orë.   

Katër frena zvogëlojnë pengesat e ujit me 40% dhe rrisin efikasitetin, duke lejuar shpejtësi deri në një potencial 46 km/orë. Seabubble mundësohet nga dy helika të fuqizuara nga energjia elektrike, të bashkangjitur në frenat e pasme. 

 

Energjia elektrike plotësohet në fazën e uljes duke përdorur një përzierje të paneleve diellore dhe turbinëve për të ngarkuar bateritë. Sipas kompanisë, një shteg i rrugës ujore mund të shkurtojë kohën e udhëtimit në gjysmë në disa raste, ndërkohë automjeti, është 100% elektrik. Kompania synon të jetë në 50 qytete brenda 5 viteve të ardhshme. 


Më të lexuarat