Pajisjet përdorin sensorët për të mbledhur nformacione siç është moti por gjithashtu përdorin teknologjinë e njohjes së fytyrës për të numëruar këmbësorët.
Ajo që filloi si një mënyrë për të rritur sigurinë publike është shndërruar në një shqetësim për të drejtat civile. Disa banorë të San Diego, California po kërkojnë heqjen e rreth 4,000 'Smart Streetlights' për të cilët ata pretendojnë se janë një pushtim i intimitetit.
Sipas faqes së internetit të këshillit të Qytetit San Diego, pajisjet e mençura do të ndihmojnë në optimizimin e trafikut dhe parkimit, plus rritjen e sigurisë publike, ndërgjegjësimin e mjedisit dhe jetueshmërinë e përgjithshme për banorët e San Diegos.
Për çdo 1.000 person në San Diego, ka pothuajse dy kamera e gjysmë që shikojnë, mesohet të jetë shprehur një banore e qytetit. Edhe pse ka pasur disa reagime, banorët e tjerë janë shpresëdhënës për mundësitë që Smart StreetLights mund të sjellin në qytet. Këshilli i qytetit kishte vendosur së pari teknologjinë me idenë e kursimit të parave dhe rritjen e sigurisë.
Nyjet lidhen me bazën e të dhënave të GEI CityIQ cloud, duke lejuar që të dhënat të jenë të disponueshme për hulumtime. Për parkim më të lehtë dhe ulje të bllokimit të trafikut, përmirësim të sigurisë publike dhe monitorimit të mjedisit, platforma mund të përmirësojë cilësinë e jetës në qytetin tonë dhe të nxisë rritjen ekonomike, thuhet në website e këshillit.