Secondary Adv

Coca-cola prezanton shishen e pare ekologjike

Share on Google+

Coca-cola ka zbuluar atë që pretendon të jetë shishja e parë e bërë duke përdorur plastikë të hedhur, ose plastikë të riciklueshme. 

   

Vullnetarët mblodhën mbeturina plastike nga 84 plazhe në Spanjë dhe Portugali dhe më pas i futën ato në proçesin e quajtur 'riciklimi i përmirësuar'. 

 

Ky proces kimik mundëson që plastika e shkallës më të ulët të zhvishet nga papastërtitë, në mënyrë që të mund të përdoret edhe një herë për paketimin e ushqimit dhe pijeve. 

 

Shkalla e riciklimit të plastikës është rritur pas një ndërgjegjësimi më të madh të publikut mbi kërcënimin për oqeanet në botë, por shumë prej tyre aktualisht përfundojnë në djegie, ose eksportohen dhe mbahen në gropa ilegale. 

 

Ndërsa vetëm një e katërta e plastikës në grumbullin fillestar të 300 shisheve të bëra nga Coca-Cola është me burim nga mbeturinat detare, kompania thotë se dëshiron që të gjitha produktet e saj të shiten në paketimet e bëra nga materiali i ricikluar ose 'i rinovueshëm'. 

 

Tim Brett nga Coca-Cola tha: Shumë prej burimeve të fundme në botë janë hedhur poshtë si mbeturina. Ne e dimë se duhet të bëjmë më shumë për ta korrigjuar këtë. Ekziston një rol i vlefshëm për paketimin, por gjithmonë duhet të mblidhet, riciklohet dhe ripërdoret, u shpreh ai.   

 

Coca-Cola, markat e tjera të së cilës përfshijnë Fanta dhe Sprite, thotë se shpreson që konsumatorët do të fillojnë të shohin shishe të prodhuara me plastikë duke përdorur teknologji të përmirësuar riciklimi në raftet deri në vitin e ardhshëm.


Më të lexuarat