Secondary Adv

Zbulohen 20 Hena te panjohura rreth Saturnit

Share on Google+

Një zbulim i madh do të shohë Saturnin teksa tejkalon Jupiterin si mbajtësin e titullit të sistemit tonë diellor, për numrin më të madh të hënave.   

 

Astronomët nga Qendra Ndërkombëtar Astronomike e unionit të planeteve të vogla, zbuluan 20 hëna të panjohura më parë, duke e çuar numrin e tyre në në planetin e Saturnit në 82, tre më shumë se totali i Jupiterit 79. 

 

Sipas astronomëve, hënat janë të përmasave të ngjashme, rreth pesë kilometra në diametër dhe shumica dërrmuese, 17 prej tyre orbitojnë planetin e rrethuar në retrograde, kundër rotacionit të planetit në boshtin e tij. Zbulimi sipas astronomëve mund të ndihmojë për të mbledhur edhe më shumë informacion mbi planetin dhe formimin e tij. 

Studimi i orbitave të këtyre hënave mund të zbulojë origjinën e tyre, si dhe informacione rreth kushteve që rrethojnë Saturnin në kohën e formimit të tij, tha Scott S. Sheppard, i cili drejton ekipin e astronomëve që bëri zbulimin. 

 

Ngjashëm me zbulimin e tyre të një duzinë hënash që rrotullojnë Jupiterin vitin e kaluar, skuadra tani do të presë një konkurs publik të krijuar për të emëruar hënat e reja të Saturnit. Studiuesit vunë në dukje se formimi i hënave retrograde tregon që ato ka të ngjarë të ishin dikur pjesë e një hene më të madhe që ishte thyer.  

 

Për më tepër, studiuesit thonë se hënat ishin krijuar me siguri pasi planeti u formua kryesisht duke pasur parasysh afërsinë e tyre. Në rininë e Sistemit Diellor, Dielli ishte rrethuar nga një disk rrotullues gazi dhe pluhuri nga i cili lindën planetet. Besohet se një disk i ngjashëm me gaz dhe pluhur rrethoi Saturnin gjatë formimit të tij, tha Sheppard. 


Më të lexuarat