Secondary Adv

Njihuni me helikopterin qe komandohet ne distance

Share on Google+

Një teknologji e re e cila mund të shndërrojë çdo helikopter ushtarak në një mjet lufte të kontrolluar nga distanca, është kijuar së fundmi. 

 

Projektuar nga Sikorsky, pajisja kombinon programin e autonomisë dhe sensorët që lejojnë pilotët të kontrollojnë mjetin ajror. 

Teknologjia aktualisht po testohet në një Black Hawk S-70, i cili ka treguar shpejtësinë më të lartë në 172 milje në orë dhe është vendosur të kryejë fluturimin e parë të tij plotësisht autonom deri në vitin 2020. Sikorsky, një degë e Lockeheed Martin, e cila është e specializuar në sigurinë globale dhe hapësirën ajrore, synon ta bëjë këtë teknologji autonome të mundshme në çdo avion ekzistues.

Firma gjithashtu ka shpresë të sigurojë pilotëve një gamë të mënyrave të autonomisë në mënyrë që ata të mund të angazhojnë më shumë kohë në drejtim të misionit të tyre. Helikopteri thuhet se ka regjistruar 54.5 orë fluturimi në sistemin me telekomandë dhe ka arritur shpejtësinë prej 172 milje në orë. 

 

Ekipi kreu testin e parë të fluturimit në 29 maj në West Palm Beach, Florida dhe që atëherë, ka kryer teste për të vlerësuar mënyrën e mbajtjes së qëndrimit të komandës, shpjegoi piloti kryesor i testit Mark Ward. Megjithëse shumë mund ta shohin këtë si një zëvendësim nga robotët në ushtri, Cherepinsky ka vërejtur se teknologjia është krijuar për të ndihmuar pilotët, jo për të zëvendësuar ata. 

 

Gjithashtu është e mundur që teknologjia MATRIX të përdoret në aeroplan ushtarak, tregtar dhe civil të krahut fiks dhe rrotullues që mbajnë të dyja ngarkesat dhe pasagjerët.


Më të lexuarat