Shtëpitë me emetime karboni zero po ndërtohen në Oksfordshire, me çmimet e tyre që variojnë me një vlerë të lartë prej mbi 1 milion paund.
Shtëpitë miqësore me mjedisin ose ekologjike janë duke u mundësuar vetëm nga energjia elektrike e prodhuar nga panelet diellore të vendosura në çati, me bateri për të ruajtur energjinë e tepërt për përdorim të mëvonshëm.
Pronat, të cilat aktualisht janë në fazën e ndërtimit, do të kenë gjithashtu ventilim mekanik dhe mini pompa të nxehtësisë për të drejtuar ngrohjen e tyre dhe për të prodhuar ujë të nxehtë. Shtëpitë e veshura me lëndë druri nuk do të kenë nevojë për ngrohje ose ftohje, falë modelimit të tyre me efikasitet energjetik, i cili ndjek standardin e ashtuquajtur "Passivhaus".
Sipas zhvilluesit Ssassy Property, shtëpitë eko-miqësore janë rreth 30 vjet përpara objektivit të qeverisë me karbonin zero të 2050. Kompania pretendon se ata janë të parët në vend që nuk prodhojnë aspak dioksid karboni ndotës. Secila shtëpi do të ndërtohet nga materiale natyrore, të qëndrueshme dhe do të vijë me një pikë karikimi elektrik.
Njëzet e pesë prej shtëpive eko-miqësore janë duke u ndërtuar pranë fshatit Southmoor, Oxfordshire, në një zonë prej 7.7 hektarë të quajtur "Springfield Meadows". Ne mendojmë se ky është zhvillimi i parë i shtëpive me energji neto me karbon zero, në vend, tha Ian Pritchett, drejtor i Ssassy Property.
Shtëpitë që ndërtohen nuk kanë nevojë praktikisht për ngrohje ose ftohje pasi ato janë ndërtuar në modelin 'Passivhaus', një standard vullnetar, i marrë nga Gjermania për efikasitetin e energjisë.