Samsung sjell ne shkurt tjeter telefon te palosshem
Një telefon misterioz i palosshëm nga Samsung me një dizajn unik, mund të debutojë brenda muajit shkurt me më pak se gjysmën e kostos së Galaxy Fold.
Sipas një raporti telefoni, i cili aktualisht nuk ka një emër, pritet të kushtojë 850 dollarë dhe do të zbulohet diku rreth muajit shkurt të 2020.
Muajin e kaluar, Samsung e ndau pajisjen me publikun në një video interpretim që e tregoi atë duke u përkulur vertikalisht si një guaskë deti, në krahasim me pajisjen e parë të kompanisë, e cila paloset si një libër. Ky faktor forme krejt i ri që ne po hulumtojmë tani do ta bëjë të lehtë vendosjen në xhepin tuaj, u shpreh kompania.
Samsung ende nuk ka lëshuar detaje mbi konceptin e ri, duke lënë emrin e tij, specifikimet dhe fazën e zhvillimit në mister. Po aq misterioze është nëse kompania ka përparuar teknologjinë e palosshme deri në një nivel mjaft të sofistikuar për të realizuar modelin i cili është krejtësisht ndryshme nga ai i prezantuar pak kohë më parë nga kompania.
E vetmja pajisje tjetër e palosshme e Samsung, Galaxy Fold, ka hasur probleme të panumërta që nga prezantimi në fillim të këtij viti, ku fillimisht u shfaq krejtësisht i papërdorshëm derisa kompania rregulloi defektet.
Që nga atëherë, megjithatë, Samsung korrigjoi të gjitha problemet me pajisjen Fold, duke e hedhur atë në treg për konsumatorët muajin e kaluar. Përveç prodhuesve të telefonave si Huawei, i vetmi prodhues tjetër i cili po punon gjithashtu me pajisje të palosshme është TCL.