Apple më në fund mund të jetë duke menduar të heqë përfundimisht fishën e karikimit nga telefonat e saj për ti lënë vend karikimit me wireless.
Analisti Ming-Chi Kuo, ka parashikuar që gjigandi i teknologjisë mund të zhvendoste të gjitha modelet pasardhëse të saj drejt karikimit me wireless deri në vitin 2021.
Nëse është e vërtetë, një lëvizje e tillë do të konfirmonte thashethemet që datojnë disa vjet, duke parashikuar që Apple do të largohej nga Lighting port në USB-C më të zakonshëm. Megjithëse Apple ka filluar të ndryshojë disa prej pajisjeve të saj në USB-C, ajo vendosi të ruajë lidhjen Lighting në modelin e saj më të fundit të pajisjeve iPhone 11.
Një karikues i shpejtë i dizajnuar për pajisjen përdor USB-C por duhet të lidhet duke përdorur një adaptor. Kuo thotë se duke kaluar në karikimin me wireless, Apple mund të jetë në gjendje të rritë shitjet duke u dhënë klientëve një 'përvojë krejtësisht me wireless'. Analisti pret që viti 2020 Apple të sjellë një iPhone SE më miqësor me buxhetin, i quajtur me saktësi SE 2.
Ai tha se modeli i ardhshëm i Apple iPhone SE do të kushtojë 399 dollarë dhe do të vijë në tre ngjyra të dallueshme. Kuo parashikon që iPhone SE 2 gjithashtu do të jetë i disponueshëm me dy nivele ruajtjeje, një version prej 64 GB dhe një version prej 128 GB dhe me ngjyra të tilla si gri, gold dhei kuq.
Pajisja raportohet se do të jetë e ngjashme me modelin e iPhone 8, por do të vijë me procesorin më të ri të Apple, A13 Bionic, i njëjti çip i përfshirë në të dy iPhone 11 të ri, pavarësisht se ka 1 GB më pak RAM sesa modelet premium të Apple.