Secondary Adv

13 ide interesante per te dekoruar shtepine tuaj me leter ngjitese!

Share on Google+

 

Jemi në muajin e dytë të sitnës së Pranverës, e nëse akoma nuk keni menduar dicka si ta ri-dizajnoni shtëpinë, dhomat, apo mobiljet tuaja është koha që t’i bëni tani!

 

Më poshtë ju kemi treguar disa ide kreative të cilat do t’ju shërbejnë më së miri.  Por ajo që ka më shumë rëndësi është materiali më të cilin do të arrini një vështrim të ri dhe të gjallë për ambjentin tuaj. Nëse mendoni se do t’ju duhet një listë e gjatë me gjëra, gaboheni! Mjafton të bleni vetëm disa letra ngjitëse me ngjyra dhe bojëra për të arritur një vështrim klasik për dhomën tuaj. Ky post do të nxjerrë në pah disa mënyra të thjeshta me të cilat ju mund të arrini një pamje krejtësisht të re dhe të mahnitshme në zonat ku jetoni.


Pra, në thelb gjërat e thjeshta si dritaret, vazot tuaja, karriget prej druri janë mjaft të lehta të zbukurohen me këto ngjitëse, të cilat janë në dispozicion me çmime të lira dhe ju lejojnë që të jepni frytet e krijimtarisë duke u përpjekur që të realizoni modele gjeometrike apo forma të tjera nga më të ndryshmet.


1. Bëni një model Cris Cross (kryq) në mure.

 

2. Nëse keni nevojë për një kornizë të re, mos e bleni. Në vend të kësaj blini disa ngjitëse me ngjyra dhe mund të krijoni më shumë sesa një kornizë, në forma nga më të ndryshmet!

 

3. Një dekor i vogël tek gotat e ujit të pijshëm mund të krijojnë magji!

 

4. Ju mund të krijoni me anë të ngjitësve me ngjyra disa forma të ndryshme për të shmangur dhe dekoruar kabllot e ngatërrueshme të prizave.

 

5. Kombinimi i ngjitësve të ndryshme shumëngjyrëshe dhe aplikimi i tyre në forma arti të ndryshme gjeometrike apo edhe abstrakte mund të bëjë një mrekulli për dekorin e hapësirave tuaja.

 

6. Një shirit i thjeshtë i kuq është një “garniturë” me shije për një mobilje të bardhë.

 

7. Dekoroni orën e murit!

 

8.Gjërat themelore në shtëpi si celsat e dritave apo prizat nuk kanë si të dekorohen, e pra nëse vendosni ti zbukuroni do të dukeshin mjaft interesante! Mos harroni që edhe kjo zonë ka nevojë për dekor.

 

9. Eksperimentoni me këto modele gjeometrike mbi hapsirën e mureve të shtëpisë.

 

10. Ose mund të dekoroni hyrjen tuaj të shtëpisë në një mënyrë shumë të rastësishme.

 

11. Tregoni kreativitetin tuaj duke vendosur disa shirita mbi xhamin e dritares.

 

12. Kjo dhomë e këndshme u dekorua me shumë punë dhe përkushtim duke punuar me ngjitësa të shumëngjyrtë. Bëni dhe ju të njëjtën gjë, luani me fantazinë!

 

13.Disa ide të tjera, të thjeshta për dekorin e ambjenteve tuaja.


Më të lexuarat