Secondary Adv

HomeCool, kondicioneri qe punon me uje

Share on Google+

Projektuar nga Pennsylvania OxiCool, HomeCool përdor ujin si ftohës për shtëpinë tuaj, në vend të klorofluorokarbureve tradicionale që lëshojnë gaze serë. 

 

Firma thotë se pajisja e saj në formë kubi ul konsumin e energjisë elektrike për 90 përqind, uji që del prej tij është i pijshëm dhe çdo pjesë e pajisjes është e riciklueshme. 

HomeCool është i ngjashëm me një sistem kompresimi të avullit, ai nuk përdor një kompresor, por është i dizajnuar si një sistem me lak të mbyllur, dhe duhet të ketë po aq ujë në të në ditën 500, njëjtë si në ditën e parë, njoftoi DigitalTrends. 

Kërkimet kanë treguar që kondicionerët prodhojnë rreth dy miliardë ton dioksid karboni çdo vit, i cili nga ana tjetër po krijon një katastrofë mjedisore. 

Sidoqoftë, OxiCool me qendër në Pensilvani është përgatitur të luftojë këtë çështje me një mënyrë të re të ftohjes së shtëpive, zyrave dhe ndërtesave të tjera gjatë muajve të nxehtë të verës, dhe nxori produktin e tij HomeCool në Las Vegas që bota ta shihte për herë të parë. 

HomeCool siguron ajër të kondicionuar të pastër dhe të freskët për shtëpitë që përdorin gaz natyror, propan, ose gjithashtu termik diellor në të ardhmen, shpjegoi OxiCool në një deklaratë. 

Produkti nuk përdor ftohës të dëmshëm, dhe në vend të kësaj përdor vetëm katër elementë natyrorë, tokën, ujin, zjarrin dhe ajrin. Produkti është i pajisur me opsione të teknologjisë më të fundit të tilla si sensorë wireless, detektorë lëvizjeje, folës Alexa, etj. 


Më të lexuarat