Sony prezanton televizorin me te holle ne bote, vetem 4.9 mm
Apple nuk është e vetmja kompani që ka si qëllim kryesor të krijojë pajisje të holla me kualitet të lartë. Sony ka prezantuar një televizor super të hollë dhe me rezolucion HD 4K, më i hollë se një iPhone 6.
Sony prezantoi në panairin CES në Las Vegas serinë e re të televizorëve BRAVIA, që sipas kompanisë, bëjnë pjesë “televizorët më të hollë në botë”. Sony prezantoi 11 televizorë të ri 4K BRAVIA, por seritë X9000C janë më të mirët të krijuar nga Sony.
Sony krijon televizorët më të hollë në botë, vetëm 4.9 mm të hollë në dy seri, X9000C dhe X910C. Këta televizorë janë vetëm 4.9 mm të hollë, që do të thotë se janë më të hollë se një iPhone 6. Të gjithë televizorët e rinj që Sony prezantoi në panairin CES 2015 përfshijnë “Procesorin 4K X1” të kompanisë. Ata vijnë gjithashtu me Android TV- platforma e ekraneve të mëdhenj që bazohet në sistemin operativ Android 5.0 Lollipop. Android TV ofron mbështetje për ndërveprimet zanore, si dhe qasje në sistemin e Google Play, aplikacioneve të palëve të treta dhe lojërave me shumë lojtarë.
Sipas kompanisë pajisjet TV janë vetëm 4.9 mm të hollë dhe do të jenë të gatshëm për t’u blerë nga konsumatorët gjatë verës. Ndërsa cmimet do të sillen nga 4,500 deri në 8,000 dollarë.