Secondary Adv

Motorola Razr deshton ne testin e rezistences

Share on Google+

Rikthimi i Motorola Razr synonte mundjen e Galaxy Fold të Samsung në betejën e smartphonëve të palosshëm, por një provë e qëndrueshmërisë rezultoi ndryshe.   

 

Telefoni i Samsung u provua t'i rezistojë 200,000 hapjeve dhe mbylljeve përpara se të shfaqte ndonjë dëmtim, por një test i ri tregoi se jetëgjatësia e Razr përfundon në 27,000. 

CNET kreu eksperimentin me FoldBot-in e saj dhe pas mijëra palosjeve të shpejta dhe vetëm tre orë, mentesha e Razr ishte gati të prishej, duke mos e mbyllur plotësisht pajisjen e palosshme. Sidoqoftë, megjithë problemet e palosjes, ekrani i smartphonit ishte akoma plotësisht funksional. 

 

Motorola nuk ka siguruar një numër të saktë se sa palosjeve Razr mund t'i rezistojë, ndryshe nga Samsung që pretendon se Fold mund të mbijetojë 200,000, por vuri në dukje se aparati duhet të jetë funksional për dy vjet. Firma gjithashtu ofron një garanci një vjeçare për defektet e shkaktuara gjatë përdorimit normal. 

Motorola zbuloi telefonin e ridizajnuar të palosshëm në Nëntor 2019. Telefoni ka një ekran të palosshëm 6.2 inç, i cili përkulet në gjysmë për tu mbyllur në të njëjtën mënyrë si modeli i vjetër, në formë guaske. 

Pajisja e azhornuar Motorola ka zëvendësuar tastierën fizike me një ekran të palosshëm i cili mbush të gjithë brendësinë e telefonit. Kur është i mbyllur, Motorola tha që Razr i ri gjithashtu ka një ekran të vogël 2,7 inç në të cilin përdoruesit mund të shikojnë dhe t'u përgjigjen njoftimeve.  


Më të lexuarat