Secondary Adv

Mate 30, telefoni i pare me sistemin operativ Huawei

Share on Google+

Prodhuesi kinez i smartphoneve Huawei ka konfirmuar se smartphone i tij i parë pa akses në aplikacionet Google, do të dalë në Mbretërinë e Bashkuar këtë muaj.       

 

Mate 30, i cili del në shitje për 899 paund në 20 shkurt në Mbretërinë e Bashkuar, u zbulua fillimisht në shtator të vitit të kaluar.

Por pajisja nuk mori një datë lëshimi në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të paaftësisë së saj për të mbështetur aplikacionet e Shërbimeve Mobile Google si YouTube, Gmail dhe Maps.

Mate 30 vjen me një ekran 6.53 inç, si dhe me një sistem kamerash të pasme të katërfishtë i cili përfshin dy lente 40 megapixel, një lente me 8 megapiksel dhe një kamera 3D me sensorë thellësie. Huawei nuk ishte në gjendje të mbështeste paketën e plotë tëaplikacioneve të Google në Mate 30 për shkak të kufizimeve të tregtisë të vendosura për kompaninë nga SH.B.A. 

Shtetet e Bashkuara renditën Huawei në listën e zezë në maj të vitit të kaluar në mes të akuzave të vazhdueshme se kompania është një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane, të cilën Huawei e ka mohuar. 

Prandaj, Mate 30 Pro i ri do të dalë në Mbretërinë e Bashkuar me EMUI 10, sistemin operativ të smartphoneve të vetë Huawei bazuar në Android 10.


Më të lexuarat